Ti e madhështove atë komb, gëzimin ia shtove, gëzojnë para teje, siç gëzojnë gjatë korrjes, siç gëzojnë kur ndajnë prenë. Se ti e theve zgjedhën që u rëndonte, purtekën që mbi shpatulla u rrinte, skeptrin e atij që i shtypte e copëtove si në ditën e Midianit. Çdo këpucë luftëtari që marshon e çdo gunë e lyer në gjak do të digjet e do të bëhet dru për zjarr. Se na lindi një fëmijë, një djalë na u dha, mbi supet e tij qëndron sundimi. Emrin do ta ketë: «Këshilltar i mrekullueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i amshuar, princ i paqes».
Lexo Isaia 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Isaia 9:2-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video