Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dalja 38

38
Altari i flive të shkrumbimit
1Pastaj bëri altarin e flive të shkrumbimit me dru akacieje. Altari ishte katror, pesë kute i gjatë, pesë kute i gjerë dhe tri kute i lartë. 2Në të katër këndet e altarit punoi nga një bri. Ata ishin një me altarin dhe të veshur me bronz. 3Tërë enët e altarit, rrethjet, terplotet, legenët, pirunët e kacitë i bëri prej bronzi. 4Bëri dhe një skarë prej bronzi dhe e vendosi poshtë, nën buzën e altarit, që të ishte në mes. 5Derdhi katër rrathë bronzi, një në çdo kënd të skarës për të shkuar shufrat. 6Shufrat i bëri me dru akacieje dhe i veshi me bronz. 7Për ta mbartur shkoi shufrat nëpër radhë në krahë të altarit. Altarin e bëri me dërrasa dhe e la të zbrazët brenda.
Legeni
8Pastaj bëri legenin dhe bazën e bronzit me pasqyrat e shërbëtoreve që shërbenin në të hyrë të tendës së takimit.
Oborri
9Pastaj bëri oborrin. Krahu jugor i oborrit u rrethua me njëqind kute pëlhurë liri të tjerrë hollë 10dhe me njëzet shtylla e baza bronzi. Grremçat e shtyllave dhe shtizat ishin të argjendta. 11Edhe krahu verior u bë njëqind kute i gjatë dhe u rrethua me njëzet shtylla e baza bronzi, ndërsa grremçat e shtyllave dhe shtizat ishin të argjendta. 12Krahu i perëndimit u rrethua me pesëdhjetë kute pëlhurë dhe me dhjetë shtylla e baza bronzi. Ndërsa grremçat e shtyllave dhe shtizat ishin të argjendta. 13Edhe krahu lindor u bë pesëdhjetë kute i gjatë. 14Ky krah kishte pesëmbëdhjetë kute pëlhurë me tri shtylla e baza në njërën anë të hyrjes 15dhe pesëmbëdhjetë kute pëlhurë me tri shtylla e baza në anën tjetër të hyrjes. 16Tërë pëlhurat që rrethonin oborrin ishin prej liri të tjerrë hollë. 17Bazat e shtyllave ishin prej bronzi, ndërsa grremçat e shtyllave dhe shtizat ishin të argjendta. Kokat e shtyllave ishin të lyera me argjend dhe tërë shtyllat e oborrit u mbërthyen me shtiza të argjendta. 18Perdja e hyrjes së oborrit u bë njëzet kute e gjatë. Ajo u punua prej liri të tjerrë hollë dhe u qëndis me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt e të kuqe të ndezur. 19Kishte katër shtylla dhe baza bronzi. Grremçat ishin prej argjendi dhe kokat e shtyllave bashkë me shtizat ishin të lyera me argjend. 20Tërë kunjat e tendës dhe të oborrit përreth ishin prej bronzi.
Lista e materialeve
21Ky është regjistri i tendës së dëshmisë që u bë nga levitët me urdhër të Moisiut. Ai u bë nën kujdesin e Itamarit, birit të priftit Aron.
22Becaleli, biri i Uriut, prej fisit të Judës, bëri gjithçka që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut. 23Atë e ndihmoi Oholiabi, biri i Ahisamakut, prej fisit të Danit. Ai ishte mjeshtër i gdhendjes dhe i qëndisjes së pëlhurës së lirit të hollë me fije ngjyrë vjollcë, të purpurt dhe të kuqe të ndezur.
24Një mijë kilogramë ar, sipas peshës së shenjtërores, u kushtua si fli lartësimi dhe u përdor për tërë punët e shenjtërores. 25Tre mijë e katërqind e tridhjetë kilogramë argjend, sipas peshës së shenjtërores, u mblodhën nga regjistrimi i bashkësisë. 26Pagesa për kokë ishte gjysmë sikle, sipas peshës së shenjtërores, për këdo që ishte njëzet vjeç e lart. Gjithsej ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta. 27Tre mijë e katërqind kilogramë argjend u përdorën për të derdhur njëqind bazat e shenjtërores dhe të velit, tridhjetë e katër kilogramë për çdo bazë. 28Tridhjetë kilogramë argjend u përdorën për të bërë grremçat e shtyllave, për të lyer kokat e shtyllave dhe shtizat.
29Dy mijë e katërqind e njëzet e pesë kilogramë bronz u kushtuan si fli lartësimi. 30Me to u bënë bazat e hyrjes së tendës së takimit, altari i bronzit, skara që ishte në të, tërë enët e altarit, 31bazat e oborrit përreth, bazat e hyrjes së oborrit, tërë kunjat e tendës dhe tërë kunjat e oborrit përreth.

Aktualisht i përzgjedhur:

Dalja 38: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr