Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Kronikave 4

4
Pasardhësit e Judës
1Bijtë e Judës ishin Pereci, Hecroni, Harmiu, Huri e Shobali. 2Reajahut, birit të Shobalit, i lindi Jahati, Jahatit i lindi Ahumaji e Lahadi. Këta ishin fiset e coratitëve. 3Bijtë e Etamit ishin këta: Izreli, Ishmai e Idbashi. Motra e tyre quhej Haclelponia. 4Penueli ishte i ati i Gedorit, ndërsa Ezeri i ati i Hushahut. Bijtë e Hurit ishin këta: Efratahu, i parëlinduri, i ati i Betlehemit. 5Ashhuri, i ati i Tekoasë, pati dy gra: Helahanë e Narahanë. 6Narahaja i lindi Ahuzamin, Heferin, Temenin e Ahashtarin. Këta qenë bijtë e Narahasë. 7Bijtë e Helahasë ishin Cereti, Ichari dhe Etnani. 8Kocit i lindi Anubi, Cobebahu dhe fiset e Aharhelit, të birit të Harumit. 9Jabeci ishte më i nderuari ndër vëllezërit e vet, prandaj e ëma e quajti Jabec, sepse tha: «E linda me dhimbje». 10Jabeci e thirri Perëndinë e Izraelit, e tha: «Ah, sikur të më bekoje e të m'i zgjeroje kufijtë! Sikur të më përkrahje e të më ruaje nga e keqja, që të mos lëngoj!». Perëndia ia plotësoi kërkesën. 11Kelubit, vëllait të Shuhahut, i lindi Mehiri që ishte i ati i Eshtonit. 12Eshtonit i lindi Bet Rafai, Paseahu dhe Tehinahu, ati i Ir Nahashit. Këta qenë burrat e Rekahut. 13Bijtë e Kenazit ishin Otnieli e Serajahu. Bijtë e Otnielit, Hatati 14e Meonotai, të cilit i lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, i ati i Ge Harashimit, që do të thotë zejtarë. 15Bijtë e Kalebit, birit të Jefunehut ishin Irui, Elahu e Naami. Biri i Elahut, Kenazi. 16Bijtë e Jehalelelit, Zifi, Zifahu, Tirjai e Asareli. 17Bijtë e Ezrës, Jetri, Meredi, Eferi e Jaloni. Ajo#4.17 të tjerë: Bashkëshortja e Meredit; të tjerë: Jeterit ngjizi Mirjamën, Shamain e Ishbahun, të atin e Eshtmoas. 18Gruaja e tij judease lindi Jaredin, të atin e Gedorit, Heberin, të atin e Sokohut, dhe Jekutielin, të atin e Zanoahut. Këta qenë bijtë e Bitjahasë, bijës së faraonit, me të cilën ishte martuar Meredi. 19Bijtë e gruas së Hodiahut, motrës së Nahamit ishin i ati i Kejlah Garmitit dhe Eshtemoa Makatitit. 20Bijtë e Simeonit, Amnoni, Rinahu, Ben Hanani e Tiloni. Bijtë e Ishiut, Zoheti e Ben Zoheti. 21Bijtë e Shelahut, birit të Judës, Eri, i ati i Lekahut, Ladahu, i ati i Mareshahut, fiset e punishtes së lirit, në Bet Ashbea, 22Jokimi, njerëzit e Kozebasë, Joashi e Sarafi, që sunduan në Moab e u kthyen në Lehem. Këto janë shënime të lashta. 23Ata ishin poçarë e banonin në Netaim e Gederah. Banuan atje me mbretin, në shërbim të tij.
Pasardhësit e Simeonit
24Bijtë e Simeonit ishin Nemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu, Sauli, 25që pati për bir Shalumin, që pati për bir Mibsamin, që pati për bir Mishmain. 26Bijtë e Mishmait, Hamueli, që pati për bir Zakurin, që pati për bir Shimein. 27Shimei pati gjashtëmbëdhjetë bij e gjashtë bija. Vëllezërit e tij nuk patën shumë bij dhe tërë fisi i tyre nuk u shumua sa fisi i Judës. 28Ata u vendosën në Bershebë, në Moladah, në Hacar Shual, 29në Bilhah, në Ecem, në Tolad, 30në Betuel, në Hormah, në Ciklag, 31në Bet Markabot, në Hacar Susah, në Bet Biri e në Sharaim. Këto ishin qytetet e tyre deri në mbretërimin e Davidit. 32Fshatrat e tyre ishin Etami, Aini, Rimoni, Toheni e Ashani, pra pesë, 33përveç gjithë fshatrave të tyre rreth qyteteve, deri në Baal. Këto qenë vendbanimet e tyre me breznitë përkatëse.
34Meshobabi, Jamleku, Joshahu, biri i Amacjahut, 35Joeli, Jehu, biri i Joshibjahut, të birit të Serajahut, të birit të Asielit, 36Eljoenai, Jakobahu, Jeshohajahu, Asajahu, Adieli, Jesimieli, Benajahu, 37Zizai, biri i Shifiut, të birit të Alonit, të birit të Jedajahut, të birit të Shimriut, të birit të Shemajahut. 38Këta, renditur me emër, qenë princat e fiseve përkatëse. Farefisi i tyre u përhap shumë. 39Ata shkuan në hyrje të Gedorit, deri në lindje të luginës, për të kërkuar kullota për grigjat e veta. 40Gjetën kullota të majme e të mira dhe vendi ishte i gjerë nga të dyja anët, i qetë e i shtruar, sepse më parë aty kishin qenë banorët e Kamit. 41Por këta, emrat e të cilëve u shënuan në kohën e Ezekisë, mbretit të Judës, erdhën, sulmuan tendat e tyre bashkë me meunitët, që gjendeshin aty, i shfarosën e sot nuk u gjendet fara. Pastaj u vendosën në vend të tyre, sepse aty kishte kullota për grigjat. 42Disa prej tyre, pesëqind burra prej pasardhësve të Simeonit, shkuan në malin Seir me në krye Pelatiahun, Nearjahun, Refajahun e Uzielin, birin e Ishiut. 43Sulmuan pjesën tjetër të amalekitëve që kishin shpëtuar e banuan aty gjer më sot.

Aktualisht i përzgjedhur:

1 Kronikave 4: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr