Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Kronikave 3

3
Bijtë e Davidit
1Këta janë bijtë e Davidit që i lindën në Hebron: Amnoni, i parëlinduri prej Ahinoamës nga Izreli, i dyti Danieli, nga Abigajla prej Karmeli, 2i treti Absalomi, biri i Makës, së bijës së Talmait, mbretit të Geshurit, i katërti Adonjahu, biri i Hagitës, 3i pesti Shefatjahu i Abitalës, i gjashti Itreami, prej Eglasë, gruas së vet. 4Gjashtë i lindën në Hebron. Ai mbretëroi atje për shtatë vjet, ndërsa në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet. 5Në Jerusalem i lindën këta: Shimeai, Shobabi, Natani, Solomoni, të katërt prej Batshuasë#3.5 të tjerë: Batshebës, bijës së Amielit, 6pastaj Ibhari, Elishamai, Elifeleti, 7Nogahu, Nefegu, Jafiai, 8Elishamai, Eliadai, Elifeleti, pra nëntë. 9Të gjithë ishin bij të Davidit, pa bijtë e shemrave. Për motër kishin Tamarën.
10Biri i Solomonit qe Rehoboami, që pati për bir Abijahun, që pati për bir Asain, që pati për bir Joshafatin, 11që pati për bir Joramin, që pati për bir Ahazjahun, që pati për bir Joashin, 12që pati për bir Amacjahun, që pati për bir Azarjahun, që pati për bir Jotamin, 13që pati për bir Ahazin, që pati për bir Ezekinë, që pati për bir Manaseun, 14që pati për bir Amonin, që pati për bir Josinë. 15Bijtë e Josisë ishin i parëlinduri, Jonatani, i dyti Jehojakimi, i treti Sedekia, i katërti Shalumi. 16Bijtë e Jehojakimit, Jehonjahu, biri i tij, që pati për bir Sedekinë. 17Bijtë e Jehonjahut, të robëruarit, Shealtieli, 18Malkirami, Pedajahu, Shenacari, Jekamiahu, Hoshamai e Nedabjahu. 19Bijtë e Pedajahut, Zorobabeli e Shimei. Bijtë e Zorobabelit, Meshulami e Hananiahu, që patën për motër Shelomitën, 20Hashubahu, Oheli, Berekjahu, Hasadiahu e Jushab Hesedi, pra pesë. 21Bijtë e Hananiahut, Pelatiahu, që pati për bir Jeshajahun, që pati për bir Refajahun, që pati për bir Arnanin, që pati për bir Abdinë, që pati për bir Shekanjahun. 22Bijtë e Shekanjahut, Shemajahu. Bijtë e Shemajahut, Hatushi, Igali, Barjahu, Nearjahu e Shafati, pra gjashtë. 23Bijtë e Nearjahut, Eljoenai, Ezekia e Azrikami, pra tre. 24Bijtë e Eljoenait, Hodavjahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delajahu e Ananiu, pra shtatë.

Aktualisht i përzgjedhur:

1 Kronikave 3: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr