Ata që zotëronin gurë të çmuar, i dhuruan për thesarin e tempullit të ZOTIT, nëpërmjet Jehiel Gershonitit. Populli u gëzua për dhuratat e veta, sepse i kishin dhuruar me gjithë zemër për ZOTIN. Edhe mbreti David u gëzua shumë. Davidi e bekoi ZOTIN para mbarë bashkësisë e tha: «I bekuar je ti, o ZOT, Perëndia i Izraelit, atit tonë, ngaherë e përgjithmonë. Ty, o ZOT, të takon madhëria, fuqia, shkëlqimi, lartësimi e madhështia, sepse ty të përket gjithçka në qiell e në tokë. Ty të takon mbretërimi, o ZOT, i lartësuar mbi të gjithë. Prej teje buron pasuria e lavdia. Ti sundon mbi çdo gjë. Në dorën tënde janë pushteti e fuqia dhe ti e ke në dorë të madhërosh e të mëkëmbësh këdo. E tani, o Perëndia ynë, ne të falënderojmë dhe e lavdërojmë emrin tënd të lavdishëm.
Lexo 1 Kronikave 29
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Kronikave 29:8-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video