Psalteri 51:1-17
Psalteri 51:1-17 PSGEKK1872
Përdëlle-më, o Perëndi, mbas përdëllimit tand, mbas të shumëtit të dhimptunavet tua, shuei pa-udhënit’ e mia. Lai-më tepërë prei pa-udhënisë s’eme, edhe qiro-më prei fajit t’em. Se unë ngjof pa-udhënit’ e mia, edhe faji em ashtë përpara meje kurdo. Mbë tyi, vetëmë mbë tyi fëjeva, edhe bana të keqenë përpara teje, qi të dalish i dreitë ndë fjalët e tua, edhe të jesh i këthiellëtë ndë gjyqet’ e tu. Qe tek u zushë ndë pa-udhëni, edhe ama eme më puell ndë faje. Qe te deshe të vërtetënë ndë zemërë, edhe ke me më diftuem dituni ndë të thellat e zemësë. Stërpik-më me hyssop, edhe kam me u qiruem, lai-më, edhe kam me u bamë ma i bardhë se bora. Ban-më me ndëgjuem gëzim e gazmend, qi të gëzohen’ eshtënat’ e thyeme. Këthe mbënjanë faqenë tande prei fajevet mi, edhe shuei gjithë pa-udhënit’ e mia. Krijo zemërë të këthiellëtë tek unë, o Perëndi, edhe përtëri përmbrenda meje frymë të dreitë. Mos më hith tej prei faqesë s’ate, edhe mos merr prei meje frymënë tande të shenjtënuemenë. Ep-ma prapë gëzimin’ e shpëtimit t’yt, edhe forco-më me frymë zotënishte. Kam me mësuem ata qi dalinë jashtë udhësë s’ate, edhe fajtorëtë kanë me u këthyem te ti. Shpëto-më prei gjaknash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit t’em, edhe gjuha eme ka me u gëzuem tue kënduem për dreitëninë tande. Zot, çil buzët’ e mia, edhe goja eme ka me dëftyem lavdiminë tand. Se, të dashëkeshe kurban, do të kishiem prumë, por kurbane gjithë-dieguna nukë të pëlqejënë. Kurban’ i Perëndisë ashtë frym’ e thyeme, zemërën’ e thyeme edhe të përvume s’ke me e hedhunë tej, o Perëndi.