Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 51:1-17

Psalmet 51:1-17 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)

Përdëlle-më, o Perëndi, mbas përdëllimit tand, mbas të shumëtit të dhimptunavet tua, shuei pa-udhënit’ e mia. Lai-më tepërë prei pa-udhënisë s’eme, edhe qiro-më prei fajit t’em. Se unë ngjof pa-udhënit’ e mia, edhe faji em ashtë përpara meje kurdo. Mbë tyi, vetëmë mbë tyi fëjeva, edhe bana të keqenë përpara teje, qi të dalish i dreitë ndë fjalët e tua, edhe të jesh i këthiellëtë ndë gjyqet’ e tu. Qe tek u zushë ndë pa-udhëni, edhe ama eme më puell ndë faje. Qe te deshe të vërtetënë ndë zemërë, edhe ke me më diftuem dituni ndë të thellat e zemësë. Stërpik-më me hyssop, edhe kam me u qiruem, lai-më, edhe kam me u bamë ma i bardhë se bora. Ban-më me ndëgjuem gëzim e gazmend, qi të gëzohen’ eshtënat’ e thyeme. Këthe mbënjanë faqenë tande prei fajevet mi, edhe shuei gjithë pa-udhënit’ e mia. Krijo zemërë të këthiellëtë tek unë, o Perëndi, edhe përtëri përmbrenda meje frymë të dreitë. Mos më hith tej prei faqesë s’ate, edhe mos merr prei meje frymënë tande të shenjtënuemenë. Ep-ma prapë gëzimin’ e shpëtimit t’yt, edhe forco-më me frymë zotënishte. Kam me mësuem ata qi dalinë jashtë udhësë s’ate, edhe fajtorëtë kanë me u këthyem te ti. Shpëto-më prei gjaknash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit t’em, edhe gjuha eme ka me u gëzuem tue kënduem për dreitëninë tande. Zot, çil buzët’ e mia, edhe goja eme ka me dëftyem lavdiminë tand. Se, të dashëkeshe kurban, do të kishiem prumë, por kurbane gjithë-dieguna nukë të pëlqejënë. Kurban’ i Perëndisë ashtë frym’ e thyeme, zemërën’ e thyeme edhe të përvume s’ke me e hedhunë tej, o Perëndi.

Psalmet 51:1-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembshurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë. Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im, Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara. Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon. Ja, unë jam mbrujtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat. Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës. Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora. Bëj që të ndiej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato. Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia. O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur. Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë. Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirës. Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje. Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde. O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd. Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as holokausti. Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.

Psalmet 51:1-17

Psalmet 51:1-17 ALBBPsalmet 51:1-17 ALBBPsalmet 51:1-17 ALBB