Psalteri 40:1-4
Psalteri 40:1-4 PSGEKK1872
Tue pritunë prita Zotinë, edhe u ul tek unë, e ndëgjoi klithmënë t’eme. Edhe me nxuer prei gropësë mundimit, prei baltësë ndytë, edhe qindroi kambët’ e mia mbi gurë, ndreqi hapat’ e mia. Edhe vuni ndë gojët t’eme kankë të re, lavdurim për Perëndinë t’onë; shumë vetë kanë me pamë, edhe kanë me u frikuem, edhe kanë me shpëryem mbë Zotinë. Lum ai njeri qi ka vumë shpëresën’ e vet mbë Zotinë, edhe nukë vështron madhështorëtë, edhe ata qi përvarenë mbë rrena.