Psalmet 40:1-4
Psalmet 40:1-4 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Tue pritunë prita Zotinë, edhe u ul tek unë, e ndëgjoi klithmënë t’eme. Edhe me nxuer prei gropësë mundimit, prei baltësë ndytë, edhe qindroi kambët’ e mia mbi gurë, ndreqi hapat’ e mia. Edhe vuni ndë gojët t’eme kankë të re, lavdurim për Perëndinë t’onë; shumë vetë kanë me pamë, edhe kanë me u frikuem, edhe kanë me shpëryem mbë Zotinë. Lum ai njeri qi ka vumë shpëresën’ e vet mbë Zotinë, edhe nukë vështron madhështorëtë, edhe ata qi përvarenë mbë rrena.
Psalmet 40:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Me durim e prita ZOTIN, ai u përkul drejt meje e përgjërimin ma dëgjoi. Prej gropës së mundimit më nxori, prej batakut të baltës, këmbët m'i vuri mbi shkëmb e hapat m'i forcoi. Një këngë të re më vuri në gojë, një himn për Perëndinë tonë. Shumë do ta shohin e do të dridhen dhe në ZOTIN do të besojnë.
Psalmet 40:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time. Më nxori jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia. Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t'i besojnë Zotit. Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës.