Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 39:7-13

Psalteri 39:7-13 PSGEKK1872

Edhe tashti, o Zot, ç’ pres unë? Shpëresa eme ashtë mbë tyi. Shpëto-më prei gjithë pa-udhëniavet mia, mos më ban shpërnderim të marri. U bash i pagojë, nukë hapa gojënë t’eme, se ti bane këte. Mërgo prei meje thuprat’ e tua, sepse u lodha prei fuqisë dorësë s’ate. Kur mundon njerinë me shprovime për pa-udhëninë, prish bukurin’ e ati, si pëlhurë mirmange, por kot trubullohetë ç’do njeri. Selah. Ndëgjo të falunitë t’em, o Zot, edhe mba-i vesh klithmësë s’eme, mos u hesht për lott e mi, se jam i huej përanë teje, edhe i ikunë prei dheut, porsi gjith’ atënit’ e mi. Len-më me marrë fuqi, para se të ikij së këtejmi, edhe të mos jem ma.