Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 22:1-31

Psalteri 22:1-31 PSGEKK1872

Perëndia em, Perëndia em, përse hoqe dorë prei meje? Përse rri lark prei shpëtimit t’em, edhe prei fjalëvet shamtimavet mia? Perëndia em, thërres ditën’, e nukë ndëgjon, edhe natën’ e s’kam pushim. Por ti je Shenjti, i cilli rri ndërmiet lavdimevet Israelit. Atënitë tanë shpëryenë mbë tyi, shpëryemë, edhe i rueite. Klithnë mbë tyi, edhe shpëtuenë; shpëryenë mbë tyi, edhe s’u turpënuenë. Por unë jam krymp, e jo njeri, shpërderim njerëzish, edhe të përqeshunë populli. Gjithë sa më shofinë, më përdredhinë buzëtë, flasinë me buzë, tundinë kryetë, tue thanë: Shpëreu mbë Zotinë, le ta lirojë, le ta shpëtojë, sepse e do. Por ti je ai qi më shkite prei barkut, shpëresa eme çë prei sisavet amësë s’eme. Mbë tyi u hodha prei shtratit barkut: ti je Perëndia em çë prei barkut amësë s’eme. Mos u largo prei meje, sepse shtrëngimi ashtë ngjat, se s’ka kush me më ndimuem. Shumë dema më qarkuenë, mëzetën të fortë prei Bashanit më rrethuenë. Hapnë gojën’ e vet mbë mue, porsi leoni kur rrëmben e nguron. U derdha porsi ujë, edhe gjith’ eshtënat’ e mia u sbërthyenë, zemëra eme u ba porsi qiri, tretunë ndë miedis të zorrëvet mia. Fuqia eme u tha porsi guacë, edhe gjuha eme u ngjit ndë gurrmast t’em, edhe ti më sdrype ndë baltë të vdekësë. Sepse më qarkuenë qen, përmbëledhëje të këqijsh më rrethuenë, shpuenë duert’ e mia edhe kambët’ e mia. Mundem me ngjefunë gjith’ eshtënat’ e mia, këta më shtinë syt’ e më shikojënë. Danë petëkat’ e mia për vetëvetëhet, edhe shtinë shortë mbë petkunë t’em. Por ti, o Zot, mos u largo prei meje, ti, o fuqia eme, nxito me më ndimuem. Shpëto shpirtinë t’em prei shpate, të vetëminë t’em prei shputësë qenit. Shpëto-më prei gojësë leonit, edhe ndëgjomë me më shpëtuem prei brish bri-vetëmish. Kam me diftuem emëninë tand vëllazënavet mi, kam me të lavduem ndë miedis të përmbëledhëjesë. Ju qi kini frikë Zotinë, lavduroni atë, gjithë fara e Iakobit, lavdoni atë, edhe kini frikë atë, gjithë fara e Israelit. Se nukë hodhi poshtë, edhe nuk’ i u randue shtrëngimi i të shtrëngutit, edhe nukë mpëshefi faqen’ e vet prei ati, por kur thërriti mb’atë, e ndëgjoi. Lavdimi em ka me u rrëfyem prei teje ndë përmbëledhëje të madhe, kam me dhanë uratat’ e mia përpara atyneve qi kanë frikë atë. Të vobegëtë kanë me ngranë, edhe kanë me u ngimë; ata qi kërkojën’ atë, kanë me lavduruem Zotinë, zemëra juei ka me rruem për gjithë jetënë. Gjithë kantet’ e dheut kanë me u kuituem, edhe kanë me u këthyem te Zoti, edhe gjithë farat’ e kombevet kanë me lutunë përpara teje. Se mbretënia asht’e Zotit, edhe ai zotënon mbi kombet. Gjithë të maimit’ e dheut kanë me ngranë, edhe kanë me lutunë, gjith’ ata qi sdrypinë ndë baltë, kanë me ranë mbë gjunjë përpara ati, edhe askush nukë mundetë me rueitunë jetën’ e vet. Farat’ e atyneve kanë me i shërbyem, kanë me u ngjefunë te Zoti për bres. Kanë me ardhun’ e kanë me diftuem dreitënin’ e ati te nji popull qi ka me lemë, se Ai bani këte.

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë