1
Zbulesa 20:15
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Kush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u hodh në liqenin e zjarrit.
Krahaso
Eksploroni Zbulesa 20:15
2
Zbulesa 20:12
Pashë edhe të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që qëndronin para fronit. Atëherë u hapën librat. U hap edhe një libër tjetër, libri i jetës. Të vdekurit u gjykuan sipas veprave të tyre që ishin shkruar në libra.
Eksploroni Zbulesa 20:12
3
Zbulesa 20:13-14
Deti i ktheu të vdekurit që mbante. Po ashtu edhe vdekja e skëterra i kthyen të vdekurit që kishin. Secili u gjykua sipas veprave. Pastaj vdekja e skëterra u hodhën në liqenin e zjarrit. Liqeni i zjarrit është vdekja e dytë.
Eksploroni Zbulesa 20:13-14
4
Zbulesa 20:11
Pastaj pashë një fron të madh, të bardhë dhe atë që rrinte ulur në të, para syve të të cilit ishin zhdukur toka dhe qielli e nuk shiheshin më.
Eksploroni Zbulesa 20:11
5
Zbulesa 20:7-8
Kur të mbushen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu e do të dalë të mashtrojë kombet në të katër qoshet e tokës, Gogun e Magogun, që t'i mbledhë për luftë. Numri i tyre do të jetë sa rëra e detit.
Eksploroni Zbulesa 20:7-8
Kreu
Bibla
Plane
Video