1
Zbulesa 21:4
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mëparshme mori fund».
Krahaso
Eksploroni Zbulesa 21:4
2
Zbulesa 21:5
Ai që rrinte ulur në fron tha: «Ja, unë i bëj të reja të gjitha gjërat!». Pastaj më tha: «Shkruaj, sepse këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta!».
Eksploroni Zbulesa 21:5
3
Zbulesa 21:3
Atëherë dëgjova një zë të lartë nga froni që tha: «Ja banesa e Perëndisë me njerëzit! Ai do të banojë me ta dhe ata do të jenë populli i tij. Vetë Perëndia do të jetë me ta dhe ai do të jetë Perëndia i tyre.
Eksploroni Zbulesa 21:3
4
Zbulesa 21:6
Dhe shtoi: «U kryen! Unë jam Alfa e Omega, fillimi e mbarimi. Atij që ka etje, do t'i jap të pijë falas nga burimi i ujit të jetës.
Eksploroni Zbulesa 21:6
5
Zbulesa 21:7
Ai që fiton, do t'i trashëgojë këto. Unë do të jem Perëndia i tij dhe ai do të jetë biri im.
Eksploroni Zbulesa 21:7
6
Zbulesa 21:8
Ndërsa frikacakët, të pafetë, ndyrësirat, vrasësit, kurvarët, magjistarët, idhujtarët dhe të gjithë gënjeshtarët do ta kenë vendin në liqenin që digjet me zjarr e me squfur». Kjo është vdekja e dytë.
Eksploroni Zbulesa 21:8
7
Zbulesa 21:1
Pastaj pashë një qiell të ri e një tokë të re. Qielli i parë dhe toka e parë ishin zhdukur dhe as deti nuk ishte më.
Eksploroni Zbulesa 21:1
8
Zbulesa 21:2
Pashë edhe qytetin e shenjtë, Jerusalemin e ri, që zbriste nga qielli prej Perëndisë, si një nuse e zbukuruar për dhëndrin e saj.
Eksploroni Zbulesa 21:2
9
Zbulesa 21:23-24
Qyteti nuk ka nevojë as për diell e as për hënë që të ndriçohet, sepse atë e ndriçon lavdia e Perëndisë dhe pishtari i tij është Qengji. Kombet do të ecin me dritën e tij dhe mbretërit e tokës do të sjellin aty lavdinë e tyre.
Eksploroni Zbulesa 21:23-24
Kreu
Bibla
Plane
Video