1
Mateu 13:23
Dhiata e Re në Gegnisht
Çka asht mbjellë në tokë të bukur, asht ai që, tue e ndëgjue fjalën, e përvetëson. Ai lidh fryt dhe jep kush njëqindfish, kush gjashtëdhjetëfish, kush tridhjetëfish».
Comparar
Explorar Mateu 13:23
2
Mateu 13:22
Çka asht mbjellë ndër ferra, asht ai që e ndëgjon fjalën, por ankthet e kohës e joshja e pasunisë e mbysin fjalën e ajo bahet shterpë.
Explorar Mateu 13:22
3
Mateu 13:19
Të gjithë ata që e ndëgjojnë fjalën e mbretnisë e nuk e përvetësojnë, vjen i ligu dhe plaçkit çka u asht mbjellë në zemër. Këtë përfaqëson çka asht mbjellë anës së rrugës.
Explorar Mateu 13:19
4
Mateu 13:20-21
Çka asht mbjellë në zallinë asht ai që e ndëgjon fjalën dhe e merr menjëherë me hare, por nuk ka rrajë në vetvete, përkundër, asht i kohëluejtun. Bie në pengesë menjëherë kur ndodh ndonjë pikëllim a përndjekje për shjkak të fjalës.
Explorar Mateu 13:20-21
5
Mateu 13:44
«Mbretnia e qiejve i ngjan një thesari të mshehun në arë, të cilin një njeri, mbasi e gjeti, e mshehu dhe, i shtymë prej hareje, shkon e shet gjithë ç'kishte dhe blen atë arë.
Explorar Mateu 13:44
6
Mateu 13:8
Një pjesë tjetër ra në tokën e bukur e dha fryt: kush njëqindfish, kush gjashtëdhjetlëfish e kush tridhjetëfish.
Explorar Mateu 13:8
7
Mateu 13:30
Leni të rritën të dyja bashkë deri në të korra dhe, në kohën e të korrave, do t'u them korrtarëve: harrni ma parë egjrën e lidheni në duajë, për me i djegë. Kurse grunin mblidheni në ahrin tim"».
Explorar Mateu 13:30
Início
Bíblia
Planos
Vídeos