Psalteri 10
10
1Përse rri së largu, o Zot? Përse mpëshife ndë kohë shtrëngimi?
2I vobegu përvëlohetë ndë madhështi të pa-besit; le të zihenë ndë dinakëritë qi shkojënë ndër mend.
3Se i pa-besi mburretë mbë dëshërimet të shpirtit vet, edhe lakëmuesi lumënon vetëvetëhenë, s’e zë për gja Zotinë.
4I pa-besi s’ka me kërkuem Zotinë, për madhështin’ e faqesë vet, gjithë mendimet’ e ati janë, se s’ka Perëndi.
5Udhët’ e ati ndyhenë mbë qish do kohë, gjyqet’ e tu janë shumë nalt prei faqes ati, shfryn kundrë gjith’ anëmiqvet vet.
6Tha ndë zemërët të vet: S’kam me u tundunë bres mbas brezi, pa ndonji të keqe.
7Goja e ati ashtë plot me mallëkim e me idhënim e me gënjeshtrë, ndënë gjuhët t’ati asht’ e keqe edhe pa-udhëni.
8Rri ndë pritë ndëpër katunde, qi të vrasi të pa-fajminë ndë të mpëshefëtë, syt’ e ati përgjojënë të nevojëshiminë.
9Pulitetë ndë vend të mpëshefetë, porsi leoni ndë shpellët të vet, pulitetë për me rrëmbyem të vobegunë; rrëmben të vobegunë, kur heq atë ndë lak të vet.
10Ngërmuqet’ e uletë poshtë, qi të bienë të vobegjitë ndë thonj t’ati.
11Tha ndë zemërët të vet: Perëndia harroi; këtheu mbënjanë faqen’ e vet, s’ka me pamë kurrë.
12Ngreu, o Zot, o Perëndi, nalto dorënë tande, mos harro të nevojëshimitë.
13Për ç’punë zemëroi Perëndinë i pa-besi? Tha ndë zemërët të vet: S’ke me kërkuem.
14Pe, se ti ve ore të shtrembëtën’ edhe të shamitë, qi ta shpagueish me dorënë tande; i vobegu lihetë ndë dorët tande, ti je ndifmësi i të vorfënit.
15Dërrmo krahin’ e të pa-besit edhe të keqit, kërko fajin’ e ati, nder sa të mos gjejsh ma.
16Zoti ashtë mbëret ndë jetë të jetësë, kombetë kanë me u bierrë prei dheut ati. Ndëgjove dëshërimin’ e të nevojëshimëvet,
17o Zot, ke me bamë gati zemërën’ e atyne, ke me vumë vesh,
18qi të gjukojsh të vorfënin’ edhe të përungjëtinë, nder sa të mos mundojë ma njeriu i dheut.
अहिले सेलेक्ट गरिएको:
Psalteri 10: PSGEKK1872
हाइलाइट
शेयर गर्नुहोस्
कपी गर्नुहोस्
तपाईंका हाइलाइटहरू तपाईंका सबै यन्त्रहरूमा सुरक्षित गर्न चाहनुहुन्छ? साइन अप वा साइन इन गर्नुहोस्
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.