Psalltiri 27
27
Psallm’ e Dhavidhit.
1Zoti është drita ime edhe shpëtimtari im: kujt do t’i trembem? Zoti është mburonjës i jetësë s’ime: prej kujt do të frikësonem?
2Kur m’u afruanë të këqijtë, shtrëngimtarët’ edhe arëmiqt’ e mi, për të ngrënë mishnë t’im, vetë ata shkanë edhe ranë.
3Edhe ndë daltë fushatë kundrë meje, zëmra ime nukë do të frikësonetë; ndë u ngrittë luftë mbi mua, atëhere do të shpërenj.
4Një gjë lypa prej Zotit, këtë do të lypënj: që të rri ndë shtëpi të Zotit gjithë ditt’ e jetësë s’ime, të shikonj bukurin’ e Zotit, edhe të vështronj kishën’ e ati të shënjtëruarë.
5Se ndë ditë të këqiavet mia do të më mpshehë ndë tendë të ti, do të më mbulonjë ndë (vënt) të mpshehëtë të tendësë ti, do të më ngrerë lart ndë shkëmp.
6Edhe tani kryetë t’im do të lartonetë përmbi arëmiqt’ e mi që më qarkonjënë, edhe do të bënj kurban lavdie edhe brohorie ndë tendë t’ati; do t’i këndonj, edhe do t’i psall Zotit.
7Ndigjo zënë t’im, o Zot, kur thërres, përdëllye-më, edhe ndigjo-më.
8Zëmra ime tha prej anësë s’ate: Kërkoni faqenë t’ime. Do të kërkonj faqenë tënde, o Zot.
9Mos kthejsh mbë-nj’-anë faqenë tënde prej meje, mos hethç ndë zëmërim shërbëtornë tënt; bënu ndihmësi im: mos më lësh, edhe mos heqç dorë prej meje, o Perëndi shpëtimtari im.
10Edhe ndë heqçinë dorë prej meje im atë edhe ëma ime, po Zoti do të më presë.
11Mëso-më nd’udhët tënde, o Zot, edhe hiq-më ndë rugë të drejtë për punë t’arëmiqet mi.
12Mos më ep ndë dëshërime t’arëmiqvet mi, se u ngritnë kundrë meje martyrë të rrem, edhe (asish që) çfryenjënë pa-udhëri.
13(Oj,) ndë mos patëkeshe besuarë të shohnjë të mirat’ e Zotit ndë dhe të gjallëvet!
14Prit Zotnë: bënu burrë, edhe le të forconetë zëmra jote, edhe prit Zotnë.
सध्या निवडलेले:
Psalltiri 27: PSTOKK1868
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë