Psalltiri 26
26
Psallm’ e Dhavidhit.
1Gjyko-më, o Zot, se un’ eca ndë të pa-keqe t’ime, edhe sepse shpëreva mbë Zonë, nukë do të tundem.
2Provo-më, o Zot, edhe vështro-më: provo veshnjet’ e mia edhe zëmrënë t’ime.
3Se përdëllimi yt është përpara syvet mi, edhe eca ndë të vërtetënë tënde.
4Nukë ndënjta bashkë me njierës të kotë, edhe nukë do të hynj bashkë me ipokritë.
5Mora mëri mbëledhëjen’ e të këqijvet, edhe nukë do të rri bashkë me të pa-udhë.
6Do të lanj duart’ e mia me të pafajit, edhe do të qarkonj therorenë tënde, o Zot,
7që të bënj të ndigjonetë zëri lavdurimit tënt, edhe të tregonj gjithë punët’ e tua të maniçimetë.
8Zot, desha të ndënjturit’ e shtëpisë s’ate, edhe vëndin’ e tendësë lavdisë s’ate.
9Mos vdir shpirtinë t’im bashkë me të pa-besët, edhe jetënë t’ime bashkë me njierës gjakrash;
10ndë duart t’atyreve janë pa-udhëri, edhe e diatht’ e atyreve është plot me dhurëtia.
11Po unë do të ecënj ndë të pakeqe t’ime: shpërble-më, o Zot, edhe përdëllye-më.
12Këmba ime qëndron ndë të drejtët: do të bekonj Zonë ndër përmbëledhëje.
सध्या निवडलेले:
Psalltiri 26: PSTOKK1868
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë