1
Luka 8:15
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
Fara që bie në tokë të mirë janë ata që e dëgjojnë fjalën dhe e ruajnë në një zemër të ndershme e të mirë. Këta mbesin besnikë e japin fryte».
താരതമ്യം
Luka 8:15 പര്യവേക്ഷണം ചെയ്യുക
2
Luka 8:14
Fara që ra ndër ferra janë ata që e dëgjojnë, por gjatë udhës ua zënë frymën shqetësimet, pasuria e kënaqësitë e jetës dhe frytet e tyre nuk piqen.
Luka 8:14 പര്യവേക്ഷണം ചെയ്യുക
3
Luka 8:13
Farat që ranë në gurishtë janë ata që e dëgjojnë fjalën dhe e pranojnë me gëzim, por nuk e lënë të zërë rrënjë. Ata besojnë vetëm për pak dhe në kohën e sprovës e braktisin besimin.
Luka 8:13 പര്യവേക്ഷണം ചെയ്യുക
4
Luka 8:25
Jezui u tha dishepujve: «Ku është besimi juaj?». Ata ishin të trembur e të mahnitur e i thanë njëri-tjetrit: «Vallë, kush është ky që urdhëron edhe erërat, edhe ujin e ata i binden?».
Luka 8:25 പര്യവേക്ഷണം ചെയ്യുക
5
Luka 8:12
Farat që ranë në rrugë janë ata që e dëgjojnë atë. Pastaj vjen djalli dhe e rrëmben fjalën nga zemrat e tyre, që të mos besojnë e të mos shpëtohen.
Luka 8:12 പര്യവേക്ഷണം ചെയ്യുക
6
Luka 8:17
Asgjë e fshehur nuk do të mbetet pa u zbuluar dhe asnjë e fshehtë nuk do të mbetet pa u njohur e pa dalë në dritë.
Luka 8:17 പര്യവേക്ഷണം ചെയ്യുക
7
Luka 8:47-48
Atëherë gruaja, kur pa se nuk mund të fshihej, erdhi duke u dridhur, i ra ndër këmbë dhe tregoi para gjithë popullit përse e kishte prekur Jezuin e si ishte shëruar menjëherë. Jezui i tha: «Bijë, besimi yt të shpëtoi. Shko në paqe».
Luka 8:47-48 പര്യവേക്ഷണം ചെയ്യുക
8
Luka 8:24
Dishepujt iu afruan Jezuit, e zgjuan e i thanë: «Mësues, mësues, po mbytemi». Ai u zgjua dhe qortoi erën e dallgët kërcënuese, të cilat pushuan. Pastaj u bë bunacë.
Luka 8:24 പര്യവേക്ഷണം ചെയ്യുക
ആദ്യത്തെ സ്ക്രീൻ
വേദപുസ്തകം
പദ്ധതികൾ
വീഡിയോകൾ