1
Gjoni 14:27
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Unë nuk jua jap paqen siç jua jep bota. Le të mos ju tronditet zemra, as të mos ju frikësohet!
Mampitaha
Mikaroka Gjoni 14:27
2
Gjoni 14:6
Jezui i tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet meje.
Mikaroka Gjoni 14:6
3
Gjoni 14:1
«Le të mos ju tronditet zemra! Besoni në Perëndinë, besoni edhe në mua!
Mikaroka Gjoni 14:1
4
Gjoni 14:26
Ngushëlluesi, Shpirti i shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, ai do t'ju mësojë gjithçka e do t'ju kujtojë gjithçka që ju thashë.
Mikaroka Gjoni 14:26
5
Gjoni 14:21
Kush i ka urdhërimet e mia e i zbaton ato, ai më do. Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua e do t'i shfaqem».
Mikaroka Gjoni 14:21
6
Gjoni 14:16-17
Unë do t'i kërkoj Atit t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që të jetë përherë me ju, Shpirtin e së vërtetës, të cilin bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e shikon e nuk e njeh. Ju e njihni, sepse qëndron pranë jush dhe do të jetë në ju.
Mikaroka Gjoni 14:16-17
7
Gjoni 14:13-14
Unë do të bëj çdo gjë që do të kërkoni në emrin tim, që Ati të përlëvdohet në Birin. Çfarëdo që të më kërkoni në emrin tim, unë do ta bëj».
Mikaroka Gjoni 14:13-14
8
Gjoni 14:15
«Nëse më doni, do të zbatoni urdhërimet e mia.
Mikaroka Gjoni 14:15
9
Gjoni 14:2
Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa, përndryshe nuk do t'ju thosha se po shkoj t'ju bëj gati vendin.
Mikaroka Gjoni 14:2
10
Gjoni 14:3
Kur të shkoj e t'ju bëj gati vendin do të kthehem përsëri e do t'ju marr pranë vetes, që edhe ju të jeni atje ku jam unë.
Mikaroka Gjoni 14:3
11
Gjoni 14:5
Thomai i tha: «Zot, ne nuk e dimë ku po shkon, si mund ta dimë udhën?».
Mikaroka Gjoni 14:5
Fidirana
Baiboly
Planina
Horonan-tsary