Zanafilla 5

5
Pasardhësit e Adamit
1Ky është libri i breznive të Adamit. Kur Perëndia krijoi njeriun, në përngjasimin e Perëndisë e krijoi. 2Mashkull e femër i krijoi, i bekoi dhe ditën kur i krijoi i quajti «njeri».
3Adami ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur i lindi një djalë në përngjasimin e në shëmbëlltyrën e tij dhe e quajti Set. 4Adami jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Seti e pati bij e bija të tjera. 5Kështu, Adami jetoi nëntëqind e tridhjetë vjet dhe vdiq.
6Seti ishte njëqind e pesë vjeç kur i lindi Enoshi. 7Seti jetoi tetëqind e shtatë vjet pasi i lindi Enoshi e pati bij e bija të tjera. 8Kështu, Seti jetoi nëntëqind e dymbëdhjetë vjet dhe vdiq.
9Enoshi ishte nëntëdhjetë vjeç kur i lindi Kenani. 10Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Kenani e pati bij e bija të tjera. 11Kështu, Enoshi jetoi nëntëqind e pesë vjet dhe vdiq.
12Kenani ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindi Mahalaleli. 13Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet pasi i lindi Mahalaleli e pati bij e bija të tjera. 14Kështu, Kenani jetoi nëntëqind e dhjetë vjet dhe vdiq.
15Mahalaleli ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Jaredi. 16Mahalaleli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Jaredi e pati bij e bija të tjera. 17Kështu, Mahalaleli jetoi tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe vdiq.
18Jaredi ishte njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjeç kur i lindi Enoku. 19Jaredi jetoi tetëqind vjet pasi i lindi Enoku e pati bij e bija të tjera. 20Kështu, Jaredi jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe vdiq.
21Enoku ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Metushelahu. 22Enoku jetoi me Perëndinë për treqind vjet pasi i lindi Metushelahu e pati bij e bija të tjera. 23Kështu, Enoku jetoi treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. 24Ai jetoi me Perëndinë e nuk u gjet më, se e mori Perëndia.
25Metushelahu ishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjeç kur i lindi Lameku. 26Metushelahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet pasi i lindi Lameku e pati bij e bija të tjera. 27Kështu, Metushelahu jetoi nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet dhe vdiq.
28Lameku ishte njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç kur i lindi një djalë. 29E quajti Noe e tha: «Ky do të na çlodhë#5.29 he. ngushëllojë nga puna e nga mundimi i duarve tona për shkak të tokës që Zoti mallkoi». 30Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet pasi i lindi Noeu e pati bij e bija të tjera. 31Kështu, Lameku jetoi shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet dhe vdiq.
32Noeu ishte pesëqind vjeç kur i lindën Semi, Kami e Jafeti.

선택된 구절:

Zanafilla 5: AL

하이라이트

공유

복사

None

모든 기기에 하이라이트를 저장하고 싶으신가요? 회원가입 혹은 로그인하세요

YouVersion은 여러분의 경험을 개인화하기 위해 쿠키를 사용합니다. 저희 웹사이트를 사용함으로써 여러분은 저희의 개인 정보 보호 정책에 설명된 쿠키 사용에 동의하게 됩니다