Psalltiri 9

9
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Muth-llavven. Psallm’ e Dhavidhit.
1Do të të lavduronj o Zot, me gjithë zëmrënë t’ime, do të tregonj gjithë punët e tua të maniçimetë.
2Do të gëzonem e do të ngazëllonem për ty, do të psall për emërinë tënt, o i Lartë.
3Kur të kthenen’ arëmiqt’ e mi për së prapi, do të bienë, edhe do të vdirenë përpara sysh tu.
4Se ti bëre gjyqnë t’im edhe të drejtënë t’ime, ndënjte mbë fron duke gjykuarë me drejtëri.
5Qërtove kombe, edhe prishe të pa-besinë, shove emërin’ e atyreve ndë jetët të jetësë.
6Të shkretuarat’ e arëmikut pushuanë për kurdo, edhe rrëzove qytetetë; edhe kujtim’ i atyreve u vduar bashkë me ata.
7Po Zoti mbetetë për gjithë jetënë, bëri gati fron’ e ti për gjyq.
8Edhe ay ka për të gjykuarë botënë me drejtëri, ka për të gjykuarë llauzetë me të drejtë.
9Edhe Zoti do të jetë mpshtetëje te dorë-holli, ndihmës ndë kohëra shtrëngimi.
10Edhe le të shpërenjënë mbë ty ata që ngjohënë emërinë tënt, se nukë hoqe dorë prej atyreve që të kërkonjënë, o Zot.
11Psallni Zotit, që rri ndë Sionë, tregoni punërat’ e ati ndër kombet.
12Se, kur të kërkonjë gjakratë, i kujton: nukë harron klithmën’ e dorë-hollëvet.
13Përdëlle-më, o Zot, shih shtrëngimnë t’im (që vien) prej arëmiqet mi, ti që më ngre lart prej dyeret vdekëjesë,
14që të tregonj gjithë lavdurimet’ e tu ndër dyert e bijësë Sionësë: unë do të gëzonem për shpëtimnë tënt.
15Kombetë ranë nd’atë gropë që bënë; nd’atë kurth që fshehnë u zu këmb’ e atyreve.
16Zoti ngjihetë (nga) gjyqetë që bën: fajtori zihetë ndë lak nga punërat’ e duaret tia. Higgajon. Sellah.
17Fajtorëtë do të kthenenë ndë adhë, gjithë kombetë që harronjënë Perëndinë.
18Se nukë do të harronetë kurrë dorë-holli; shpëres’ e të nevojëshimet nukë do të humbetë kurrë.
19Ngreu, o Zot, le të mos shkonjë forc’ e njieriut, le të gjykonenë kombetë përpara teje.
20Vër’, o Zot, nom-vënës mbi ata: le ta ngjohënë kombetë, se janë njierës. Sellah.

Currently Selected:

Psalltiri 9: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in