Psalltiri 10

10
1Përse rri së largu, o Zot? Fshihe ndë kohëra shtrëngimi?
2Ndë madhështi të pa-besit përvëlonetë dorë-holli; le të zihenë ndë diallësi që shkonjënë ndër mënt.
3Se fajtori mburretë ndë dëshërimet’ e shpirtit ti, edhe i paudhi lumëron vetëvetëhenë: nuk e zë për gjë Zonë.
4Fajtori, për madhështin’ e faqesë ti, nukë do të kërkonjë, s’ka Perëndi mbë gjithë mendimet të ati.
5Udhët’ e ati ndyhenë ndë çdo kohë, gjyqet’ e tu janë shumë lart nga faqeja e ati, çfryn kundrë gjith’ arëmiqet ti.
6Sepse tha ndë zëmërë të ti: Nukë do të tundem bres pas brezi, pa ndonjë të keqe.
7Goja e ati është plot me mallëkim e me hidhërim e me gënjeshtrë, ndënë gjuhën’ e ati ësht’ e keqe edhe pa-udhëri.
8Rri ndë ushe ndëpër fshatra, që të vrasë të pafajminë ndë të pshehëtë, syt’ e ati përgjonjënë të nevojëshiminë.
9Pulitetë ndë të fshehëtë, si leoni ndë shpellët të ti, pulitetë për të rrëmbyerë dorë-hollinë, rrëmben dorë-hollinë, kur heq ndë lak të ti.
10Kërrusetë e uletë, që të bienë të nevojëshimitë ndër thonj t’ati.
11Sepse tha ndë zëmërët të ti: Harroi Perëndia; ktheu mbënjanë faqen’ e ti, për të mos parë kurrë.
12Ngreu, o Zot, o Perëndia im, u lartoftë dora jote, mos harro kurrë të nevojëshimit’ e tu.
13Për ç’punë zëmëroi Perëndinë i pa-besi? Sepse tha ndë zëmërë të ti: Nukë do të kërkonjë.
14Sheh, se ti vështron të shtrembërëtë edhe të sharëtë, që ta çpaguanjç me dorët tënde; dorë-holli lihetë ndë dorët tënde, ti je ndihmësi i të varfërit.
15Dërrmo krahën’ e fajtorit edhe të keqit, do të kërkonetë faji i ati, nukë do të mos gjëndetë.
16Zoti është mbëret ndë jetë të jetësë, kombetë do të vdirenë prej dheut ati. Ndigjove dëshërimn’ e të nevojëshimet,
17o Zot, do të bënjç gati zëmërën’ e atyreve, do të ndigjonjç me veshnë tënt,
18që të gjykonjç të varfërinë edhe të zëmërë-ulëtinë, gjersa të mos mundonjë më njieriu mbi dhet.

Currently Selected:

Psalltiri 10: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in