GJIONNIT 14

14
KAPTINA XIV.
1Le të mos përzihetë zemra juei: besoni Perëndisë, besoni edhe mue.
2Ndë shtëpit të t’im et janë shumë të ndenjunë; edhe ndë mos ishinë, kishiem me u thanë juve: Vete me u bamë juve gati vend.
3Edhe si të vete e t’u baj juve gati vend, vij për-së-ri, edhe kam me u marrë juve për-anë vetëvetëhesë, qi të jeni edhe ju atie ku jam unë.
4Edhe atie ku vete unë e dini, edhe udhën’ e dini.
5Thomai i thotë: Zot, nukë dimë se ku vete; edhe si mundemi me ditun’ udhënë?
6Iesui u thotë: Unë jam udha, edhe e vërteta, edhe jeta; askushi s’vien tek Ati, veç prei anësë s’eme.
7Ndë kishitë ngjofunë mue, do të kishitë ngjofun’ edhe t’em-Atë; edhe çë tashti e ngjifni, edhe e keni pamë.
8Filippi i thotë: Zot, diftona Atinë, edhe na mbaston.
9Iesui i thotë: Kaqi kohë jam bashkë me ju, edhe s’më ke ngjofunë, Filipp? Ai qi ka pamë mue, ka pamë Atinë; e qysh thue ti - Diftona Atinë?
10Nukë beson se unë jam tek Ati, edhe Ati ashtë tek unë? Fjalatë qi u flas unë juve, nuk’ i flas prei vetiut, por Ati qi mbet tek unë, ai ban punëtë.
11Më besoni se unë jam tek Ati, edhe Ati ashtë tek unë, por ndë mos, më besoni për ato punët.
12Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: Ai qi beson mue, ka me bam edhe ai ato punëtë qi baj unë; edhe ka me bamë ma të mëdha se këto; sepse unë vete tek Ati.
13Edhe qish të lypni mb’emënit t’em, kam me e bamë, për me u lavduem Ati te Biri.
14Ndë lypshi gja mb’emënit t’em, unë kam me e bamë.
15Ndë më doni, rueni porosiat’ e mia.
16Edhe unë kam me iu lutun’ Atit, edhe ka me u dhanë juve nji tietër Ngushullimtar, qi të mbesi bashkë me ju për gjithë jetënë,
17Shpirtin’ e së vërtetësë, të cillinë bota s’mundetë me e marrë, sepse nuk’ e shef, as nuk’ e ngjef, por ju e ngjifni; sepse mbet për-anë jush, edhe ka me qenunë ndër ju.
18S’kam me u lanë juve të vorfënë: vij te ju.
19Edhe nji pikë herë, edhe bota nukë me shef ma; por ju më shifni, sepse unë rroj, edhe ju keni me rruem.
20Nd’atë ditë ju keni me e ngjofunë, se unë jam tek em-Atë, edhe ju tek unë, edhe unë te ju.
21Ai qi ka porosiat’ e mia, edhe i ruen, kyi asht’ ai qi më do; edhe ai qi më do, ka me u dashunë prei t’im et, edhe unë kam me e dashunë, edhe kam me diftuem vetëvetëhenë tek ai.
22Iuda i thotë (jo Iskarioti): Zot, qish u ba qi ke me diftuem vetëvetëhenë te na, edhe jo te bota?
23Iesui u përgjeq e i tha: Ndë më dashtë kushi, ka me rueitunë fjalënë t’eme, edhe em Atë ka me e dashunë, edhe kemi me ardhunë tek ai, edhe kemi me bamë të ndenjunë tek ai.
24Ai qi nukë më do, nukë ruen fjalët’ e mia; edhe ajo fjala qi ndëgjoni, nuk’ asht’ emeja, por e Atit qi më dërgoi.
25Këto u fola juve, sa gjindem bashkë me ju.
26Por Ngushullimtari, Shpirti Shenjt, të cillinë ka me e dërguem Ati mb’emënit t’em, ai ka me e mësuem juve të gjitha, edhe ka me u prumë juve ndër mend gjithë sa u kam thanë juve.
27Po u la juve paqtim, po u ap juve paqtiminë t’em, jo sikurse e nep bota, ua nap unë juve. Zemëra juei le të mos përzihetë, as mos frikohetë.
28Ndëgjuetë se un’ u thashë juve: Vete, edhe vij te ju; ndë më dojshitë, kishitë me u gëzuem se u thashtë juve: Vete tek Ati, sepse em At’ ashtë ma i math se unë.
29Edhe u thashë juve tashti, para se të bahetë, qi të besoni kur të bahetë.
30Nukë do të flas ma shumë bashkë me ju, sepse po vien urdhënari i kësai bote, edhe s’ka me bamë asgja me mue.
31Por qi ta ngjofi bota, se due Atinë, edhe sikurse më porositi Ati, kështu baj. Çohi, le të vemi prei këndyi.

Pilihan Saat Ini:

GJIONNIT 14: DHRGKK72

Sorotan

Berbagi

Salin

None

Ingin menyimpan sorotan di semua perangkat Anda? Daftar atau masuk