Punët’ e Apostujvet 3
3
KAPTINA III.
1Edhe Pietri e Gjionni po hypshinë bashkë ndë tempull, mbë të nandën’ orën e të falunit.
2Edhe nji nieri qi ishte çal çë prei barkut s’amësë vet barei mbë kraha, të cillin’ e vejinë përditë te dera e tempullit qi thohet’ e Bukurë, me lypunë lëmoshënë prei atyne qi hyjinë ndë tempull.
3Ai kur pa Pietrin, edhe Gjionninë se kishinë për me hymë ndë tempull, lypte me marrë lëmoshënë prei atyneve.
4Edhe Pietri shtiu sytë mb’ate bashkë me Gjionnin’, e tha: Shiko neve.
5Edhe ai shikonte ata me kujdes, tue shpëryem me marrë ndonji gja send prei atyneve.
6Atëherë Pietri i tha: Argjand e ar s’kam; po ate qi kam, këte të ap - Mb’emënit të Iesu-Krishtit Nazoreasit ngreu edhe ec.
7Edhe si e kapi prei dorësë diathtë, e ngriti; edhe përnjiherë iu forcuenë shojet’ edhe nyjet’ e kambëvet.
8Edhe mbassi hovi përpietë, qindroi mbë kambë, edhe ecëte; edhe hyni bashkë me ata ndë tempull, tue ecun’ e tue hovunë përpietë, e tue lavduem Perëndinë.
9Edhe gjithë populli e pa tue ecun’ e tue lavduem Perëndinë.
10Sepse e ngjifinë se kyi ishte ai qi rrinte mbi derën’ e Bukurë të tempullit për lëmoshënë; edhe u mërekulluen’ e duelnë jashtë menç për këte punë qi gjaiti mb’ate.
11Edhe ai çali qi u shëndosh kur po mbante Pietrin’ edhe Gjionninë, gjithë populli turrei mbas atyneve ndë kamarë qi quhet’ e Solomonit, tue u mërekulluem.
12Edhe Pietri kur pa, iu përgjeq popullit: O burra Israelitë, përse mërekulloheni për këte punë? Apor përse shtini sytë mbë ne, sikurse e kemi bamë na këte me ecunë prei fuqisë t’onë, a prei besësë t’onë?
13Perëndia i Abrahamit, edhe i Isaakut, edhe i Iakobit, Perëndia i atënavet t’anë, lavdoi dialin’ e vet Iesunë, të cillinë ju e dhatë ndër duer, edhe e mohuetë për faqe Pilatit, kur ai pa me udhë me e lishuem.
14Po ju mohuetë Shenjtin’ edhe të Dreitënë, edhe lyptë ndë vend t’ati me u falunë juve nji nieri gjaksuer;
15edhe vratë kryet’ e jetësë, të cillinë Perëndia e ngjalli prei së vdekunish, të cillit na jemi deshmitarë.
16Edhe emëni i ati me anë të besësë mb’emënit t’ati forcoi këte qi veni ore, edhe qi e ngjifni; edhe ajo besa prei anës’ ati i dha gjithë këte shëndet përpara gjithë jush.
17Edhe tashti, o vëllazën, e dij se e punuetë këte prei së paditëmesë, sikurse edhe të parëtë tuei.
18Por Perëndia, sa tha çë përpara me anë të gojësë gjithë profetënavet vet, se Krishti kishte për me pësuem, kështu i mbushi.
19Pendohi pra, edhe këthehi, qi t’u shuhenë juve fajetë, kur të vinë kohënat’ e të prajtëmesë prei faqesë Zotit;
20edhe ai ka me dërguem Iesu Krishtinë, qi ashtë predikuem çë përpara mbë ju,
21të cillinë duhetë me e pritunë qielli deri mb’ato kohëna qi të vihenë mbë vend të gjitha ato qi foli Perëndia çë jetën’ e parë me anë të gojësë gjithë shenjtënavet vet profetënavet.
22Sepse Moiseu u tha atënavet t’anë: “Se Zoti Perëndia juei ka me u ngritunë juve nji Profet prei vëllazënish tuei, porsi mue; ati keni me i ndëgjuem mbë të gjitha, për çdo qi t’u flasi juve.
23Edhe çdo shpirt qi të mos i ndëgjojë ati profeti, ka me u shuem prei popullit”.
24Edhe gjithë profetënitë çë prei Samuelit e mbaskëndai, sa folnë, dhanë za çë përpara edhe për këto ditt.
25Ju jeni bijt’ e profetënavet, edhe të dhiatësë qi vuni Perëndia ndërmiet atënavet t’anë, tue i thanë Abrahamit: “Edhe ndë farët tande kanë me u bekuem gjithë kombet’ e dheut”.
26Mbë ju ma përpara Perëndia, mbassi ngjalli Dialin’ e vet Iesunë, e dërgoi për me u bekuem juve, kur të këthehetë gjithë-se-cilli prei jush prei së këqiash tueja.
Pilihan Saat Ini:
Punët’ e Apostujvet 3: DHRGKK72
Sorotan
Berbagi
Salin
![None](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2F58%2Fhttps%3A%2F%2Fweb-assets.youversion.com%2Fapp-icons%2Fid.png&w=128&q=75)
Ingin menyimpan sorotan di semua perangkat Anda? Daftar atau masuk
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania