të bërëtë 22

22
1Pas këtyre punëve Perëndia i sgjodhi zemrënë Avraamit, edhe i tha: Avraam, edhe ay tha: Na ku jam. 2Edhe tha: Tashi merr tët bir, dialën’ e vetëmë, që deshe, Isaakunë, edhe shko ndë vënt të Moriahut, edhe bëne atie kurban të diegurë gjithë mbi një mal’ që të kam për të thënë. 3Edhe Avraami u ngrit shpeit ndë mëngjes, e i vuri samarë gomaresë ti, edhe mori me vetëhe dy (vetë) nga shërbëtorët’ e ti, edhe Isaakunë, të birrë, edhe çau dru për kurbanin’ e diegurë të gjithë, edhe u ngrit e vate nd’atë vënt që i tha Perëndia. 4Edhe të tretënë ditë Avraami shtiu syt’ e ti, e pa vëndinë për së largu. 5Edhe Avraami u tha shërbëtorëvet ti: Ju rrini aty bashkë me gomarenë, po un’ edhe diali do të vemi gjer atie, edhe si të lutemi, do të kthenemi te ju. 6Edhe Avraami mori drut’ e kurbanit diegurë gjithë, edhe ja vuri siprë Isaakut të birit, edhe mori ndë dorë të ti zjarrin’ edhe thikënë, edhe vanë të dy bashkë. 7Edhe Isaaku i tha Avraamit t’et: Ata im. Edhe ay tha: Ç’ësht’, o bir. Edhe ay tha: Na zjarri edhe drutë, po ku është berri për kurban të diegurë gjithë? 8Edhe Avraami tha: Perëndia, o diali im, do të shohë për vetëhen’ e ti berrnë për kurban të diegurë gjithë. Edhe ecëninë të dy bashkë. 9Edhe si erdhë nd’atë vënt që i tha Perëndia, Avraami ndërtoi atie therorenë, edhe vuri drutë, edhe si lidhi Isaakunë të birrë, e vuri mbi therorenë siprë druvet, 10edhe Avraami ndejti dorën’ e ti e mori thikënë që të therte të birrë. 11Edhe ëngjëlli Zotit i thërriti ati nga qielli, e tha: Avraam, Avraam. Edhe ay tha: Na ku jam. 12Atëhere tha: Mos vërë dorënë tënde mbi dialthinë, edhe mos i bën gjëkafshë, sepse tashi e njoha se ti i ke frikë Perëndisë, sepse nukë kurceve tët bir dialin’ e vetëmë për mua. 13Edhe Avraami kur ngriti syt’ e ti, pa, edhe na një dash prapa, mbajturë nga brinjt’ e ti mbë nju dru të dëndurë; edhe Avraami erdhi, e mori dashnë, edhe e bëri kurban të diegurë gjithë ndë vënt të birt. 14Edhe Avraami ja vuri emërin’ ati vëndi Jehovah-jireh [Zoti do të shohë], sikundrë thuhet’ (edhe) sot, Zoti do të shihet ndë malt. 15Edhe ëngjëlli Zotit i thërriti për së dyti Avraamit nga qielli, 16e tha: Bëra be mbë vetëhet time, thotë Zoti, sepse bëre këtë punë, edhe nukë t’u dhëmp për tët bir të vetëminë, 17se me bekim do të të bekonj, edhe me të shumuarë do të shumonj farënë tënde posi yjet’ e qiellit, edhe posi rërënë që është ndë buzët të detit, edhe fara jote do të pushtonjë dyert’ e arëmiqvet saj. 18Edhe ndë farët tënde do të bekonenë gjithë kombet’ e dheut, sepse dëgjove zënë tim. 19Edhe Avraami u kthye te shërbëtorët’ e ti, edhe si u ngritnë, vanë bashkë ndë Beersheba, edhe Avraami ndenji ndë Beersheba. 20Pas këtyre punëve, i dhanë zë Avraamit, tuke thënë: Na Millkaha tek i polli edhe ajo bij Nahorit tyt vëllai, 21Huzinë të paralindurin’ e ati, edhe Buzinë të vëllan’ e ati, edhe Kemuilinë t’anë e Aramit, 22Edhe Kesedhinë, edhe Hazonë, edhe Pildashinë, edhe Jidllafinë, edhe Vathuilinë. 23Edhe Vathuilit i lindi Reveka, edhe këta të tetë ja polli Millkaha Nahorit të vëllat Avraamit. 24Edhe e dashura e ati, që kluhej Reumahë, polli edhe ajo Tevahun’ e Gahamin’ e Thahashin’ e Maahanë.

Pilihan Saat Ini:

të bërëtë 22: AL1884

Sorotan

Berbagi

Salin

None

Ingin menyimpan sorotan di semua perangkat Anda? Daftar atau masuk