MATTHEUT 4

4
KAPTINA IV.
1Atëherë Iesui u pru ndë shkreti prei Shpirtit, për me u ngamë prei diallit.
2Edhe ai agjinoi katër-dhetë ditt e katër-dhetë nett, mbasandai i erdhi uni.
3Edhe ai qi e ngiste erdhi tek ai, e tha: Ndë qofsh i Bir i Perëndisë, thuei të bahenë bukë këta gurë.
4Por ai u përgjeq, e tha: Ashtë shkruem “Njeriu s’do të rrojë vetëmë me bukë, por me çdo farë fjale qi del prei gojësë Perëndisë”.
5Atëherë dialli e merr me vetëhe ndë shenjtenë qytet, edhe e vu përmbi fletëzët të tempullit.
6Edhe i thotë: Ndë qofsh i Bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tande poshtë, sepse ashtë shkruem, se: “Ka me urdhënuem engjujt’ e vet për tyi”, edhe: “Kanë me të ngritunë mbë duer, qi të mos përpiekish kambënë tande mbë gur”.
7Iesui i tha: Përsëri ashtë shkruem - “S’ke me ngamë Zotinë Perëndinë tand”.
8Përsëri dialli e merr me vetëhe mbë nji mal shumë të naltë, e i difton gjithë mbëretëniat’ e botësë, edhe laftin’ e atyne,
9edhe i thotë: Kam me të dhanë këto të gjitha, ndë rafsh të më adhurojsh.
10Atëherë Iesui i thotë: Ikë prei meje, Satana. Sepse ashtë shkruem: “Zotinë Perëndinë tand ke me adhuruem, edhe vetëm’ ati ke me iu lutunë”.
11Atëherë dialli e len, edhe qe tek erthnë engjujtë përanë, e i shërbeishinë.
12Edhe Iesui kur ndëgjoi, se Gjionni u dha ndër duer, iku ndë Galilet.
13Edhe si la Nazaretënë, erdhi e nguli ndë Kapernaum, qi ashtë përanë detit, ndë synoret të Zabulonit, edhe te Nefthalimit,
14qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit Isaisë, qi thoshte:
15“dheu Zabulon, edhe dheu Nefthalim, mbë udhë të detit, përtej Iordanit, Galilea e kombevet.
16Populli që rri ndë errësinë pa dritë të madhe; edhe leu dritë mb’ata qi rrinë ndë vend e ndë hije të vdekësë”.
17Ç’atëherë Iesui filloi me predikuem e me thanë: Pendohi, sepse u afrue mbëretënia e qillvet.
18Edhe Iesui tue ecunë ndaj detin’ e Galilesë, pa dy vëllazën, Sinominë qi thohei Pietër, edhe Andrenë të vëllan’ e ati, tue hedhunë rretënë në det, sepse ishinë peshkatorë.
19Edhe u thot’ atyneve: Ejani mbas meje, edhe kam me u bamë juve peshkatorë nierëzish.
20Edhe ata përnjiherë lanë rretatë, e i votnë mbrapa.
21Edhe porsa shkoi përpara prei andyi, pa dy vëllazën të tierë, Iakobinë të birin’ e Zebedeut, edhe Gjionninë të vëllan’ e ati ndë lundrët bashkë me Zebedenë të i atin’ e atyneve, tue ndrequnë rretat’ e veta; edhe i thirri.
22Edhe ata përnjiherë lanë lundrën’ edhe të i atin’ e vet, e i votnë mbrapa.
23Edhe Iesui shkonte rreth gjithë Galilesë, tue mësuem ndëpër synagogat e atyneve, edhe tue predikuem ungjillin’ e mbëretënisë, edhe tue shëndoshunë çdo farë sëmundëje, e çdo farë lingate ndër popullinë.
24Edhe i shkoi zani ndëpër gjithë Syrinë, edhe bijshinë tek ai gjith’ ata qi kishinë keq, përmbaitunë prei çdo farë sëmundëjesh e mundimesh, edhe të diallosunë, e të zanë prei lingatësë hanësë, e ulogë, edhe i shëndoshi.
25Edhe i votnë mbrapa shumë gjindëje prei Galilesë e prei Dekapolit, e prei Ierusalemësë, e prei Iudesë, e prei përtej Iordanit.
KAPTINA V.

اکنون انتخاب شده:

MATTHEUT 4: DHRGKK72

های‌لایت

به اشتراک گذاشتن

کپی

None

می خواهید نکات برجسته خود را در همه دستگاه های خود ذخیره کنید؟ برای ورودثبت نام کنید یا اگر ثبت نام کرده اید وارد شوید