MATTHEUT 1
1
KAPTINA I.
1Libri i gjeneallogjisë Iesu Krishtit, birit Davidit, birit Abrahamit.
2Abrahamit i leu Isaaku, e Isaakut i leu Iakobi, e Iakobit i leu Iuda, edhe të vëllazënit e vet,
3e Iudës’ i leu Faresi edhe Zara prei Thamarësë, e Faresit i leu Esromi, e Esromit i leu
Arami,
4e Aramit i leu Aminadabi, e Aminadabit i leu Naassoni, e Naassonit i leu Salmoni,
5e Salmonit i leu Boozi prei Rababësë, e Boozit i leu Obedi prei Ruthësë, e Obedit i
leu Iesseu,
6e Iesseut i leu Davidi mbëreti.
7E Davidit mbëretit i leu Solomoni prei grues’ Uriut, e Solomonit i leu Roboami, e Roboamit i leu Abia, e Abisë i leu Asai,
8e Asait i leu Iosafati, e Iosafatit i leu Iorami, e Ioramit i leu Ozia,
9e Ozisë i leu Ioathami, e Ioathamit i leu Ahazi, e Ahazit i leu Ezekia,
10e Ezekisë i leu Manassi, e Manassit i leu Amoni, e Amonit i leu Iosia,
11e Iosisë i leu Iehonia edhe të vëllazënit’ e vet, mbë të shpërngulmen’ e Babylonisë.
12Edhe mbas të shpërngulmesë Babylonisë, Iehonisë i leu Salathieli, e Salathielit i leu Zorobabeli;
13e Zorababelit i leu Abiudi, e Abiudit i leu Eliakimi, e Eliakimit i leu Azori.
14e Azorit i leu Sadoku, e Sadokut i leu Ahimi, e Ahimit i leu Eliudi.
15e Eliudit i leu Eleazari, e Eleazarit i leu Matthani, e Matthianit i leu Iakobi.
16e Iakobit i leu Iosefi, burri i Marisë, prei të cillësë leu Iesui, qi thohetë Krisht.
17Gjithë brezatë pra, prei Abrahamit deri mbë ditë të Davidit, janë katër-mbë-dhetë breza; edhe prei Davidit deri mbë të shpërngulmen e Babylonisë, janë katër-mbë-dhetë breza; edhe prei të shpërngulmesë Babylonisë deri mbë ditë të Krishtit, janë katër-mbë-dhetë breza.
18Edhe të lemit’ e Iesu-Krishtit kështu ka qenë: Maria, e ama e ati, mbassi u fejue me Iosefinë, para se të bashkoheshinë, u gjind me barrë prei Shpirtit Shenjt.
19Edhe Iosefi burr’ i asai, tue qen’ i dreitë, e s’donte me i nxierrë zaninë për të keq, deshi me e lishuem pshefas.
20Por ai kur ishte tue menduem këto punë, qe engjull’ i Zotit tek iu duk nd’andërrë, e i tha: Iosef, bir’ i Davidit, mos ki frikë me marrë me vetëhe Marinë gruenë tande, sepse të mbarsunitë qi u ba tek ajo ashtë prei Shpirtit Shenjt.
21Edhe ka me piellë bir, edhe ke me ia thirrë emëninë Iesu, sepse ai ka me shpëtuem popullin’ e vet prei fajevet atyne.
22(Edhe gjithë këjo u ba, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei Zotit me anë të profetit, qi thoshte:
23“Qe virgjinesha te do të mbarsetë, edhe do të pielli bir, edhe do t’ia thërrasin’ emënin’ Emmanuel”, qi ajo, këthyem, do me thanë, Perëndia bashkë me ne.)
24Edhe Iosefi si u çue prei gjumit, bani sikurse e urdhënoi engjull’ i Zotit, edhe muer përanë vetëhesë gruen’ e vet,
25edhe nuk’ e ngjofi, deri sa puell të birin’ e vet dialin’ e parë, edhe ia thirri emëninë IESU.
اکنون انتخاب شده:
MATTHEUT 1: DHRGKK72
هایلایت
به اشتراک گذاشتن
کپی
می خواهید نکات برجسته خود را در همه دستگاه های خود ذخیره کنید؟ برای ورودثبت نام کنید یا اگر ثبت نام کرده اید وارد شوید
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania