Besimi - Jetoni Me Qëllim Me Sytë Nga PërjetësiaMuestra
Jetoni Me Qëllim Me Sytë Nga Përjetësia
Ky studim biblik mbi besimin rrjedh nga pohimi: “Duke besuar plotësisht në atë që Perëndia thotë, zgjedh të jetoj me anë të besimit duke dorëzuar zemrën time.” Perëndia i krijoi zogjtë të enden anembanë dhe jo të rrinë ngjitur në fole. Që prej lindjes zogu mëmë i ushqen dhe mbron të vegjëlit e saj e më pas i mëson ata të fluturojnë. Si mund t’i duket një zogu të vogël të kapërcejë jashtë folesë së tij me besim e të përjetojë të vërtetën për gjithçka që zogu mëmë i ka mësuar dhe treguar me shembullin e saj? A mund t’i përfytyroni zogjtë të zgjedhin të jetojnë gjithë jetën brenda folesë ndërkohë që janë në gjendje të fluturojnë?
Perëndia dëshiron që besimtarët të ngjiten lart në fluturim mbi krahë besimi. Bibla është libri udhërrëfyes, personazhet e saj janë shembujt dhe Fryma e Shenjtë është mësuesi i kësaj jete me besim. Bibla është e mbushur me historitë e atyre që zgjodhën një jetë moskokëçarjeje dhe mosbindjeje, si dhe të atyre që u ngjitën lart në flutururim mbi krahët e një besimi të mahnitshëm. Ajo na jep udhëzime të qarta se si duhet jetuar me besim ndërkohë që Fryma e Shenjtë i nxit dhe i fuqizon besimtarët të marrin krahë. Pyetja së cilës i duhet dhënë përgjigje çdo javë është: “Do zgjidhni të rrini ngjitur në fole apo do ngjiteni lart në fluturim?”
Çdo ditë: lexoni Shkrimet, lutuni të kuptoni dhe përgjigjuni pyetjeve.
Për çfarë konteksti bëhet fjalë?
Përmblidhni – shprehni me fjalët tuaja atë që thuhet në pjesën nga Bibla.
Rendisni ato që dini nga kjo pjesë e Biblës për Perëndinë, Jezusin dhe Frymën e Shenjtë.
Escrituras
Acerca de este Plan
Perëndia dëshiron që besimtarët të ngjiten lart në fluturim mbi krahë besimi. Bibla është libri udhërrëfyes, personazhet e saj janë shembujt dhe Fryma e Shenjtë është mësuesi i kësaj jete me besim. Bibla është e mbushur me historitë e atyre që zgjodhën një jetë moskokëçarjeje dhe mosbindjeje, si dhe të atyre që u ngjitën lart në flutururim mbi krahët e një besimi të mahnitshëm.
More