Psalltiri 2

2
1Përse çfrytinë kombetë, edhe llauzetë shkuanë ndër mënt (punëra) të kota?
2Mbëretërit’ e dheut ndënjtinë, edhe të parëtë u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të lyerit ati.
3Le të këpusmë lidhëjet’ e atyre, edhe le të hethmë tej prej nesh cgjedhën’ e atyre.
4Ay që rri ndë qiej do të përqeshnjë ata, edhe Zoti do të përdredhë buzët’ atyre.
5Atëhere do t’u flasë ndë mëri të ti, edhe do t’i trumbullonjë ndë zëmërimt të ti.
6Po unë u vushë mbëret prej ati mbi Sionë, malë e shenjtëruar’e ati.
7Duke dëftyer’ urdhërimn’ e Zotit, Zoti më tha: Ti je biri im, unë sot të kam piellë.
8Lypë prej meje, edhe do të të ap kombetë për trashëgimt tënt, edhe anët’ e dheut për të përmbajturitë tënt.
9Do të kulloç ata me shkop të hekurtë; do të thyenjç ata posi enë tiegullari.
10Tashti pra, o mbëretërë, urtësohuni, mësohuni, gjithë ju që gjykoni dhenë.
11Shërbeni Zotit me frikë, edhe gëzohuni për atë me të dridhurë.
12Puthni birnë, mos zëmëronetë ndonjë herë Zoti, edhe do të vdireni prej udhësë drejtë, kur të ndizetë së shpejti zëmërim’ i ati. Lum gjith’ ata që kanë shpëryerë mb’atë.

S'ha seleccionat:

Psalltiri 2: PSTOKK1868

Subratllat

Comparteix

Copia

None

Vols que els teus subratllats es desin a tots els teus dispositius? Registra't o inicia sessió