Jobi 36
36
1Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:
2"Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
3Do ta sjell larg atë që di dhe do t'i jap hak atij që më ka krijuar.
4Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
5Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
6Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.
7Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen përgjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
8Por në rast se janë të lidhur me zinxhirë dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,
9atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.
10Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.
11Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqenie dhe vitet e tyre në gëzime;
12por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.
13Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,
14kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis sodomitëve.
15Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.
16Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.
17Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.
18Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.
19Vallë a do t'i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?
20Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.
21Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.
22Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
23Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?
24Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;
25tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.
26Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.
27Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dendësohet pastaj në shi,
28që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.
29Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?
30Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.
31Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.
32Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.
33Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.
Currently Selected:
Jobi 36: ALBB
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in