YouVersion Logo
Search Icon

Jobi 37

37
1Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.
2Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!
3Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.
4Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.
5Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t'i kuptojmë.
6I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.
7Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.
8Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.
9Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.
10Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.
11I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.
12Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.
13I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.
14Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!
15A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtimën e reve të tij?
16A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?
17A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?
18Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?
19Na mëso se çfarë duhet t'i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.
20A mund t'i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.
21Edhe tani askush nuk mund ta shikojë diellin me ngulm kur shkëlqen në qiell, mbas kalimit të erës që e ka bërë pa re.
22Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.
23Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.
24Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".

Currently Selected:

Jobi 37: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in