YouVersion Logo
Search Icon

Zanafilla 10

10
1Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
2Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
3Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
4Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
5Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili sipas gjuhës së vet, sipas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
6Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
7Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
8Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
9Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".
10Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
11Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivenë, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
12midis Ninivesë dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
13Mitsraimit i lindën ludimët, anamimët, lehabimët, naftuhimët,
14pathrusimët, kasluhimët (prej të cilëve dolën filistenjtë) dhe kaftorimët.
15Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
16dhe jebusenjtë, amorenjtë, girgasenjtë,
17hivenjtë, arkenjtë, sinenjtë,
18arvadenjtë, tsemarenjtë dhe hamathenjtë. Pastaj familjet e kanaanenjve u shpërndanë.
19Dhe kufijtë e kanaanenjve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
20Këta janë bijtë e Kamit, sipas familjeve të tyre, sipas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.
21Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
22Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
23Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
24Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
25Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.
26Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
27Hadorami, Uzali, Diklahu,
28Obali, Abimaeli, Sheba,
29Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.
30Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.
31Këta janë bijtë e Semit, sipas familjeve të tyre, sipas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre sipas kombeve të tyre.
32Këto janë familjet e bijve të Noeut, sipas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.

Currently Selected:

Zanafilla 10: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in