YouVersion Logo
Search Icon

Š. Matéu 24

24
Krie XXIV.
1E dâlje Džesúi ka kjiša, iš e vêje. E u‐kjásetin δišípuljit e tîje, ti buθtojen te stísurat e kjíšese.
2E Džesúi θa atire: Nng šini gjiθ kto šurbise? Per vertét ju θom, ng vién ljn ktu gûr mbi gûr, tše se kâ te šuljaret.
3E si u‐ulje aí mbi maljin e Ulínjevet, ju‐kjásetin δišípuljit menjân, tue θn: Θúana, kûr kân jên kto šurbise? e tsilji sinjali t’ árδurit tnte, e te fernúarit e jétese?
4E pergjegjur Džesúi, θa atire: Rúani te mos ju kjélenje δûn njerî.
5Pse šûm vĩnjen nd’ émerit tim, tue θn: Ú jam Krišti: e šûm atá kjélenjen δûn.
6Kini te gjégjeni ljufta, e vruitima ljuftaš. Rúani te mos skotíseni. Pse gjiθ kto šurbise kan te jên, po eδé ng ešt te fernúarit.
7Pse vién e ngreχet gjíndia mbi gjinden, e rregjería mbi rregjerîn, e kan te jên semunda, e ua, e túndura δeu gjiθaparu.
8E gjiθ kto jân te znit e te δẽ́mburavet.
9Aχíerna ju vẽ̂n nde pên, e ju vrasen: e jini te dašur ljik ka gjiθ gjindet per émerin tim.
10E aχíerna skandalidzaren šûm, e njeri‐jetri traδiren, e duχen ljik njeri‐jetri.
11E daljen šûm profetra te rrêm, e kjélenjen δûn šûm.
12E per te mburúarit e te ljiges, ftoχet mâli šumve.
13E aí tše durón njera nde te fernúarit, kî peštón.
14E preδikonet kî Vangjelji rregjerîs per gjiθ jeten, per martrî gjiθ gjíndevet: e aχíerna vién te fernúarit.
15Kûr prana te šiχni te véljurit e škretíes, rrefíer ka profét Daniéli, tše rrî nde vende šéite: aí tše δiavásen, e ndeljgofte.
16Aχíerna atá nde Juδêt, é t’ íkenjen máljevet:
17E aí mbi špîn, é te mos kalaret te mârr gjê ka špia tîje:
18E aí tše ê jašt, é te mos priret prapa te mârr te véšurat e tîje.
19Mierezî eδé grâvet me bârr, e atire tše japen sis nd’ ató dit.
20Parkaljéseni pra te mos jêt t’ ikurit tâje nde dimer, o nde te štunet.
21Pse aχíera kâ te jêt χeljm’ i maθ, sa nng kjé tše kûr zû jeta njera naní, ne vién mê.
22E nde mos u‐škurtofšin ató dit, nng e peštón nga kurm: po per te sgjéδurit vogeljonen ató dit.
23Aχíera nde nje ju θefte: Njô ktu Krišti, o ketié: mos i pafšit bes.
24Pse daljen Krištra te rrêm, e profetra te rrêm: e japen sinjalje te mbeδenje, e merákulje, se te kjélenjen δûn (nde mund jêt) eδé te sgjéδurit.
25Njô ju e θê perpara.
26Andái nde ju θefšin: Njô ešt te éremi, mos díljeni: njô nder špît mbrnda, mos e kini bes.
27Pse si škeptimi delj ka ljeχet díeli, e duket njera ku perendón: keštú kâ te jêt eδé t’ árδurit e te Birit njeríut.
28Pse tek do kjofte kurmi vdekur, atié mbejiδen eδé kjiftrat.
29E mbiátu pas χeljmit e atire díteve díeli erret, e χena nng jep driten e sâje, e íljezit bíen ka kjíela, e fukjît e kjíelvet vĩnjen škunduljísura:
30E aχíera buθtonet sinjali te Birit njeríut nde kjíel: e aχíera kjânjen gjiθ gjindet e jétese: e šoχen te Birin e njeríut tše vién mbi rêt e kjíeles me putîr, e ndêre šûm.
31E dergón ẽ́ngjeljit e tîje me trumbete, e vûdže te maδe: e mbiéδen te sgjéδurit e tîje ka te kater áirat, ka te ljartit e kjíelvet njera tek te fernúarit e tire.
32E ka fiku mesoni perrálezen: kûr dega e tîje bnet e njôm e ljeχen fiétat, njiχni se vera ê afer:
33Keštú eδé ju kûr te šiχni gjiθ kto šurbise, kin te dini se aí ešt perrêz mbe díerte.
34Per vertét ju θom, ng škon kejó dženeratsiûn, njera te beχen gjiθ kto šurbise.
35Kjíela e δeu škonjen, po fiáljet time nng škonjen.
36At dit e at χêr mosnjerî e dî, mngu ẽ́ngjeljit e kjíelvet, mosse Tata im vetem.
37E si dítet’ e Noéut, keštú kâ te jêt t’ árδurit e te Birit njeríut.
38Se si išen te dítete perpara deljuδit tše χajen e pijen, tše martojen e martonšin, njera at dit, tše Noéu χiri te arka,
39E ng njoχtin gjê njera tše erθ deljuδi, e i múar gjiθ: keštú kâ te jêt t’ árδurit e te Birit njeríut.
40Aχíerθin di jân te petku: nje mirret, e nje ljeχet.
41Dî veta biúanjen te muliri: njera mirret, e jatra ljeχet.
42Prandái rrini sgjúar, se nng dini tše χêr vién Zoti îje.
43Njiχni eδé até, se nde dîje krei‐špîs ndee χêre te nátese vién latruni, rrîje sgjúar, e ng ljêje t’ iš e škalmúar špia e tîje.
44Pre kte eδé ju kjofšit te ndrekjur: se nd’ at χêr tše s’ e panteχni, vién i Biri njeríut.
45Tsilji prana ešt šerbetúari i besem, e i špéit, tše i zoti tîje vû mbi gjíndien e špîs tîje, se te jâp atire te ngrnit mbe χêr?
46Ljumi aí šerbetúar, tše arδur i zoti tîje, e gjn tše bn keštú.
47Per vertét ju θom, se mbi gjiθ petkat e tîje aí vê até.
48Nde prana θeft aí šerbetúar i ljik te zémera tîje: Menón i zoti im te vĩnje:
49E zefte te rráχenje šoket e tîje, e te χâr e te pîr me te déimit:
50Vién i zoti ketîje šerbetúari, diten tše aí nng e pret, e nde χêr tše se dî:
51E e ndân, e piésen e tîje e vê me ipókritrat. Atié kâ te jêt te kjâr, e ngersima δmbeš.

Currently Selected:

Š. Matéu 24: AAE1869

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in