Mateu 19
19
Për ndamjen
1Mbasi Jezusi i kreu këto fjalë, u largue nga Galile dhe shkoi në trojet e judesë përtej Jordanit. 2Turma të mëdha i shkuen mbrapa dhe atje ai i shëroi. 3Iu afruen disa farisej dhe e vunë në provë, tue i thanë: «A lejohet me e nda gruen për çdolloj shkaku?» 4Jezusi u përegjigj: «A nuk e keni lexue se ai që i krijoi prej zanafillet, mashkull e femën i bani»? 5E tha: «Për shkak të kësaj, njeriu do të lajë të atin e nanën, do të ngjitet grues së vet e të dy do të jenë një trup i vetëm. 6Kështuqë, nuk janë ma dy, por një mish. Pra, çka Hyu ka lidhë, njeriu të mos e ndajë!». 7I thonë: «E pse Moisiu urdhnoi me i dhanë dëftesën e ndamjes dhe me e lëshue?» 8U thotë: «Moisiu, prej zemërngurtësisë suej ju lejoi me i lëshue gratë tueja, porse, prej zanafillet, nuk ka qenë kështu. 9Por, unë po ju them se, kush e lëshon gruen e vet, përveç për shkak të shemrimit, dhe martohet me një tjetër, thyen kunorës». 10Nxanësit i thonë: «Nëse është i tillë rasti i një burri me një grua, nuk volit me u martue». 11Por ai u tha: «Jo të gjithë e pranojnë këtë fjalë, por ata të cilëve u asht dhanë. 12Ka eunukë, që u lindën të tillë nga barku i nanës. Ka edhe eunukë që u banë eunukë për mbretninë e qiejve. Kush mundet me e pranue, ta pranojë».
Jezusi bekonë fëmijët
13Atëherë i sollën pranë disa fëmijë, që t'u vinte duert sipër, por nxanësit i qortuen. 14Mirëpo Jezusi tha: «Leni fëmijët e mos i ndalni me ardhë tek unë, se e të këtillëve asht mbretnia e qiejve». 15Mandej vuni duert mbi ta e shkoi prej andej.
Djali i pasun
16Dhe, ja, dikush iu afrue e i tha: «Mësues, çfarë të mirë duhet të baj, të të kem jetën e pasosun?». 17Ai iu përgjigj: «Pse më pyet për të mirën? Një asht i mirë. Nëse dëshiron me hy në jetën e pasosun, mbaj urdhnimet». 18I tha: «Cilat?». Jezusi iu përgjigj: «Mos vrit, mos the kunorën, mos vidh, mos ban dëshmi të rreme, 19ndero atin e nanën dhe dueje të afërmion si veten!». 20Djaloshi i tha: «Të gjitha këto i kam ndjekë. Çka më mungon ende?». 21Jezusi i tha: «Nëse dëshiron me qenë i përkryem, shko, shit plangun tand, jepua të varfënve e do të kesh një thesar në qiej. Atëherë eja e më ndiq!». 22Kur e ndigjoi këtë fjalë, djaloshi iku i pikëlluem. Ishte njëmend pasunar pronash të shumta. 23Jezusi u tha nxanësve të vet: «Vërtet po ju them se i pasuni hyn zorshëm në mbretninë e qiejve. 24Prap po ju them, ma kollaj e ka deveja me kalue në vrimën e gjilpanës, se i pasuni me hy në mbretninë e Hyut». 25Kur dishepujt e ndigjuen, u hutuen fort e thanë: «Kush, pra, mundet me u shpëtue?». 26Jezusi i kundroi e tha: «Për njerëzit kjo asht e pamundun, por për Hyun gjithçka asht e mundun». 27Atëherë Pjetri iu përgjigj: «Ja, ne lamë gjithçka dhe të ndoqëm. Çka, pra, do të ndodhë me ne?». 28Jezusi u tha: «Vërtet po ju them, se ju, që më ndoqët mue, në fillimin e ri, kur të ulet biri i njeriut në fronin e lavdisë së tij, do të uleni edhe ju në dymbëdhjetë frone, me gjykue dymbëdhjetë fiset e Izraelit. 29Dhe cecili të ketë lanë shtëpia, apo vëllazën, apo motra, apo atë, apo nanë, apo fëmijë, apo ara për shkak të emnit tim, do të marrë njëqindfish e do të trashëgojë jetën e pasosun. 30Por, shumë të parë do të jenë të fundit e të fundit, të parët».
Currently Selected:
Mateu 19: DHRG
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania