Mateu 18
18
Mbretnia u takon të vegjëlve
1Në atë kohë, nxanësit iu afruen Jezusit dhe e pyetën: «Kush, pra, asht ma i madhi në mbretninë e qiejve?». 2Thirri pranë një fëmijë, e vuni më kambë, në mesin e tyne, 3e tha: «Vërtet po ju them, nëse nuk ktheheni e baheni si fëmijët, nuk hyni në mbretninë e qiejve. 4Kush bahet i vogël si ky fëmijë, ai asht ma i madhi në mbretninë e qiejve. 5Nëse dikush e pranon një fëmijë të tillë në emnin tim, më pranon mue».
Sprova
6«Kushdo që e çon në bjerrje njënin prej këtyne të vegjëlve, që besojnë në mue, do t'i volitte me iu varë rreth qafe mokra, që e rrotullot gomari, e me u mbytë në det të gjanë. 7Mjerë bota për bjerrjet. Nevojitet të vijnë bjerrjet, megjithatë, vaj për njeriun prej të cilit vijnë bjerrjet. 8Nëse dora jote ose kamba jote të bajnë me u bjerrë, këpute flake prej teje. Për ty asht ma bukur me hy në jetë i cunguem ose i çalë, se me pasë dy duer e dy kambë e me u hedhë në zjarrin e përhershëm. 9Dhe, nëse syni yt të ban me u bjerrë, nxirre e flake prej teje. Për ty asht ma bukur me hy me një sy në jetë, se me pasë të dy sytë e me u hedhë në Gehenën e zjarrtë».
Delja e humbun
10-11«Ruej se përçmoni njënin prej këtyne të vegjëlve. Unë po ju them se engjëjt e tyne në qiej kundrojnë gjithnjë fytyrën e Atit tim, që është në qiej. 12Si ju duket? Nëse një njeri ka njëqind dele dhe një prej tyne degdiset, a nuk do t'i lajë të nantëdhjetë e nanta nëpër male e do të shkojë me kërkue të degdisunën? 13Dhe, nëse ndodh që e gjen, vërtet po ju them se gëzohet ma shumë për të, se për të nantëdhjetë e nantat që nuk ishin degdisë. 14Njësoj, nuk asht dëshirë e atit tuej, që asht në qiell, që të humbasë njëni prej këtyne të vegjëve».
Gabimet në kishë
15«Nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko e qortoje, vetëm ndërmjet teje dhe atij. Nëse të ndigjon, e fitove vëllain tand. 16Por, nëse nuk të dëgjon, merr me vete një ose dy të tjerë, që çdo fjalë të zajë vend në gojën e dy ose tre dëshmitarëve. 17Po të mos i ndigjojë ata, thueja kishës. Nëse nuk ndigjon as kishën, ai duhet të jetë për ty pagani dhe tagrambledhësi. 18Vërtet po ju them: çkado të lidhni mbi tokë, do të jetë e lidhun në qiell dhe çkado të zgjidhni mbi tokë, do të jetë e zgjidhun në qiell. 19Prap po ju them se, nëse dy prtej jush bashkëzanojnë mbi tokë për çdo veprim që lipset, do t'u jepet prej Atit tim, që asht në qiell. 20Se, ku dy a tre janë të mbledhun në emnin tim, aty jam unë, mes tyne».
Për faljen
21Atëherë u afrue Pjetri e i tha: «Zot, sa herë mund të mëkatojë vëllai im e unë ta fal? Deri në shtatë herë?» 22Jezusi i tha: «Jo deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë her shtatë. 23Prandaj, mbretnia e qiejve i ngjan një mbreti, që deshi me ndreqë llogaritë me shkërbëtorët e vet. 24Kur filloi me i ndreqë, i sollën një që i kishte detyrim njëmijë talenta. 25Por, tue qenë se nuk i kishte me ia dhanë, zotnia e urdhnoi me shitë greun, fëmijtë e gjithçka kishte, për me ia kthye. 26Mirëpo shërbëtori ra përmbys para tij, tue thanë: "Ki durim me mue e kam me të kthye gjithçka". 27Zotnisë iu dhimbt ai shërbëtor. E liroi dhe ia fali detyrimin. 28Por, ai shërbëtor, tue dalë, gjeti një bashkëshërbëtor të vetin, i cili i detyrohej njqind denarë dhe e kapi tue e furë e tue i thanë: "Më kthe çka më detyrohesh!". 29Bashkëshërbëtori i tij u rrëzue e iu lut: "Ki durim me mue e kam me t'i kthye". 30Por ai nuk deshi. Shkoi dhe e futi në burg derisa të kthenta çka kishte detyrim. 31Shokët e tij shërbëtorë, tue pa këto ndodhi, u trishtuen fort dhe shkuen e i treguen zotnisë gjithçka ndodhi. 32Atëherë zotnia e tij e thirri e i tha: "Shërbëtor i lig! Unë ta fala kret atë detyrim, se m'u lute. 33A nuk duhej ta mëshiroje edhe ti shokun tand shërbëtor, siç u mëshirove edhe vetë?". 34Zotnia i zemëruem, ua dorëzoi torturuesve, derisa të mos kthente tanë detyrimin. 35Njësoj do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor, nëse, prej zemrave tueja, nuk e falni secili vëllanë e vet».
Currently Selected:
Mateu 18: DHRG
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania