YouVersion Logo
Search Icon

Luka 4

4
Sprova e Jezusit
1Atëherë, Jezusi, plot me Shpirtin e Shenjtë, u kthye prej Jordanit dhe, me anë të Shpirtit, u çue në shkretinë 2për katëdhjetë ditë, tue u vue në sprovë prej djallit. Nuk hangri asgja gjatë atyne ditëve, prandaj, kur u sosën, pati uri. 3Atëherë djalli i tha: «Nëse je Biri i Hyut, thueji këtij guri të bahet bukë». 4E Jezusi iu përgjigj: «Ash e shkrueme: jo vetëm prej buke do të jetojë njeriu». 5Djalli e ngriti nalt e i diftoi të tana mbretnitë e botës në një grimcë kohe 6e i tha: «Ty do të ta jap tanë këtë pushtet, bashkë me lavdinë e tyne, se mue më asht dorëzue e ia jap kujt të due. 7Nëse ti, pra, përkulesh para meje, gjithçka do të jetë e jotja». 8Jezusi iu përgjigj e i tha: «Asht e shkrueme:
Zotin, Hyun tand adhuro
e vetëm atij shërbeji».
9Porse djalli e çoi në Jerusalem dhe e vuni në kulmin e tempullit e i tha: «Nëse je bir i Hyut, hidhu poshtë prej këtu, 10se asht e shkrueme:
Engjëjve të vet ka me i urdhnue për ty,
me u përkujdesë për ty
11dhe
mbi duer kanë me të mbartë,
që të mos hasë në gur kamba jote».
12Por Jezusi iu përgjigj e tha: «Ka qenë thanë: mos e sprovo Zotin, Hyun tand».
13Atëherë, mbasi i kreu të tana tundimet, djalli i ndejti larg deri në në rastin e volitshëm.
Jezusi në Galile
14Atëherë Jezusi u kthye në Galile, me fuqinë e Shpirtit, dhe doli zani për të në të gjitha rrethinat. 15Mësonte nëpër sinagogat e tyne dhe lëvdohej prej të gjithëve.
Kundërshtia në vendlindje
16Erdhi në Nazaret, ku ishte rritë, dhe, siç e kishte zakon ditën e shtunë, hyni në singogë e u ngrit me lexue. 17Iu dha libri i profetit Isaia. Ai e çrrotulloi librin dhe gjeti vendin ku ishte shkrue:
18 «Shpirti i Zotit asht mbi mue
ai më vojoi
me u kumtue të vobektëve harenë,
më dërgoi
me u shpallë të robnuemë lirimin
e të verbtëve pamjen,
me i nisë në liri të ndrydhunit,
19 me lajmërue vitin e hirit të Zotit».
20E rrotulloi librin, ia ktheu shërbyesit dhe u ul. Të gjithë ata që ishin në sinagogë ia kishin ngulë sytë. 21Jezusi filloi me u thanë: «Sot ash plotësue ky shkrim, në veshët tuej».
22Të gjithë jepnin dëshmi për të e mahniteshin me fjalët e hijshme që rridhnin prej gojës së tij. E thonin: «A nuk asht ky biri i Jozefit?». 23Ai u tha: «Jo do të më thoni mirëfilli këtë fjalë të urtë: "Mjek, shëro veten! Çka ndigjuem që ka ndodhë në Kafarnaum, bane edhe këtu, në vendlindjen tande!"» 24Por ai u tha: «Vërtet po ju them, asnjë profet nuk asht i pritun në vendlindjen e vet. 25Për të vërtetë po ju them, vejushat ishin të shumta në kohën e Elisë në Izrael, kur u ndrye qielli për tri vjet e gjashtë muej, kur ra uria e madhe në mbarë dheun, 26por te asnjena prej tyne nuk u dërgue Elia, përveçse në Sareptë të Sidonit, të një grue e vejë. 27Shumë të gërbulun kishte në Izrael në kohën e Eliseut Profet, por asnjë prej tyne nuk u pastrue, përveç Naman Sirianit».
28Të gjithë të pranishmit në sinagogë u mbushën me idhnim, tue ndigjue këto gjana. 29U çuen, e dëbuen përjashta qytetit dhe e sollën deri në zgripin e malit ku ishte ndërtue qyteti i tyne, për me gremisë. 30Por ai ecte, tue kalue mes tyne.
Njeriu me një shpirt të papastër
31Atëherë zbriti në Kafarnaum, qytet i Galilesë, dhe i mësonte të shtunën. 32Ata habiteshin me mësimin e tij, se të folunit e tij ishte me autoritet. 33Në sinagogë ishte një njeri, që kishte shpirtin e një dreqi të papastër, i cili gërthiti me za të naltë: 34«Ah, çka ke me ne, Jezus Nazareni? A erdhe me na rrënue? E di kush je, shenjti i Hyut». 35Jezusi e qortoi, tue thanë: «Mej e dil prej tij!» Dreqi e shkapeti në midis dhe doli prej tij pa kurrfarë dami. 36Të gjithë u mahnitën e flitnin me njani-tjetrin tue thanë: «Çka asht kjo e folun? Se me pushtet e fuqi i urdhnon shpirtnat e papastër e ata dalin». 37E doli zani për të anembanë vendit.
Jezusi shëron shumë vetë
38Mbasi doli nga sinagoga, hyni në shtëpinë e Simonit. Vjehrra e Simonit ishte tue vuejt prej etheve të forta dhe i banë një kërkesë për të. 39Ai qëndroi i përkulun mbi të, u bërtiti etheve dhe ato e liruen. Ajo u çue menjëherë e u shërbente.
40Tue perëndue dielli, çuen tek ai të gjithë ata që kishin lëngata për shkak të sëmundjeve të ndrshme. Ai vinte duert mbi secilin prej tyne dhe i shëronte. 41Djajtë dilnin prej shumë vetëve, tue bërtitë e tue thanë: «Ti je biri i Hyut!». Por ai u bërtitte, për mos me i lanë me folë, se e dinin se ai ishte Krishti.
Nëpër Sinagogat e Judesë
42Kur u ba ditë, doli e shkoi në një vend të pabanuem. Turmat e kërkonin dhe, kur shkuen deri te ai, e pengonin, që të mos largohej prej tyne. 43Por ai u tha: «Me duhet me e kumtue lajmin e mirë të mbretnisë së Hyut edhe në qytetet e tjer, se për këtë jam dërgue.» 44E predikonte nëpër sinagogat e Judesë.

Currently Selected:

Luka 4: DHRG

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in