Djalli e ngriti nalt e i diftoi të tana mbretnitë e botës në një grimcë kohe e i tha: «Ty do të ta jap tanë këtë pushtet, bashkë me lavdinë e tyne, se mue më asht dorëzue e ia jap kujt të due. Nëse ti, pra, përkulesh para meje, gjithçka do të jetë e jotja». Jezusi iu përgjigj e i tha: «Asht e shkrueme:
Zotin, Hyun tand adhuro
e vetëm atij shërbeji ».