YouVersion Logo
Search Icon

Zakaria 12

12
Përtëritja e Izraelit
1Profeci
Fjala e Zotit për Izraelin. Kumton Zoti, ai që qiellin shtriu, tokën themeloi e shpirtin e njeriut brenda tij formoi.
2«Ja, po e bëj Jerusalemin si një kupë dehëse për të gjithë popujt përreth. Edhe Juda do të rrethohet, kur Jerusalemi të sulmohet. 3Atë ditë, do ta bëj Jerusalemin si një peshë që gjithë kombet do të mbartin. Kushdo që e mbart do të lëndohet rëndë e të gjithë popujt e tokës do të mblidhen përreth tij. 4Atë ditë, kumton Zoti, do t'i hutoj kuajt e kalorësit do t'i shastis. Do t'i hedh sytë nga shtëpia e Judës, ndërsa tërë kuajt e popujve do t'i verboj. 5Atëherë krerët e Judës do të thonë me vete: “Forca e banorëve të Jerusalemit gjendet në Zotin e ushtrive, Perëndinë e tyre”.
6Atë ditë, do t'i bëj krerët e Judës si poçja e zjarrit në mes të pyllit, porsi pishtari i zjarrtë në mes të drithit. Do t'i përpijnë sa majtas e djathtas të gjithë popujt përreth, ndërsa Jerusalemi do të mbesë në vendin e vet, në Jerusalem.
7 Zoti do të shpëtojë në fillim tendat e Judës, që banorët e Jerusalemit të mos krenohen e të mos lavdërohen përmbi Judë. 8Atë ditë Zoti do t'i mbrojë banorët e Jerusalemit. Më i dobëti prej tyre do të jetë porsi Davidi dhe shtëpia e Davidit si Perëndi, porsi engjëlli i Zotit që u paraprin. 9Atë ditë do t'u vihem të gjitha kombeve që dolën kundër Jerusalemit, që t'i shkatërroj.
Vaj
10Do te derdh mbi shtëpinë e Davidit e mbi banorët e Jerusalemit shpirtin e dhembshurisë e të përgjërimit, që, kur të vështrojnë nga ai që shporuan, të vënë kujën si për birin e tyre të vetëm dhe të vajtojnë si për të parëlindurin e tyre. 11Atë ditë gjëma në Jerusalem do të jetë po aq e madhe sa gjëma e Hadadrimonit, në fushën e Megidosë. 12Toka do të vajtojë, çdo familje më vete; familja e shtëpisë së Davidit e gratë e tyre më vete, familja e shtëpisë së Natanit e gratë e tyre më vete, 13familja e shtëpisë së Levit e gratë e tyre më vete, familja e Shimeit e gratë e tyre më vete 14dhe të gjitha familjet e tjera, çdo familje e gratë e tyre më vete».

Currently Selected:

Zakaria 12: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy