YouVersion Logo
Search Icon

Zakaria 11

11
1«Hapi dyert, o Liban,
që zjarri të t'i përpijë cedrat.
2Vajto, o qiparis, se cedri ra,
pemën e lavdishme e cunguan.
Vajtoni, o lisat e Bashanit,
se pylli i dendur u rrafshua.
3Dëgjohen vajet e barinjve,
se u shkretua madhështia e tyre.
Dëgjohen ulërimat e luanthëve,
se u rrënua lavdia e Jordanit».
Barinjtë
4Kështu thotë Zoti, Perëndia im: «Kulloti dhentë që janë për therore, 5ato që blerësi i ther pa të keq, për të cilat shitësi lavdëron Zotin, se prej tyre pasurohet e barinjve s'u dhimbsen. 6Se unë nuk do të kem mëshirë për banorët e këtij vendi, kumton Zoti. Ja, unë po e dorëzoj secilin në dorën e të afërtit të vet e të mbretit të tyre. Ata do ta shkretojnë tokën e unë nuk do t'i shpëtoj prej dorës së tyre».
7Atëherë unë fillova t'i kullot dhentë që ishin caktuar për therore nga tregtarët e bagëtisë#11.7 të tjerë: më të mjerat ndër kopetë. Mora dy kërraba. Njërën e quajta Dashamirësi, tjetrën Bashkim e kështu fillova t'i kullot. 8Brenda muajit hoqa tre barinj. M'u sos durimi me ta e ata më mbajtën mëri. 9Atëherë u thashë: «Nuk do t'i kullot më. Kush ka për të ngordhur le të ngordhë, kush ka për t'u therur le të theret, e ato që mbesin, të hanë me dhëmbë njëra-tjetrën». 10E mora pastaj kërrabën që quhej Dashamirësi dhe e theva, për ta zhbërë besëlidhjen që kisha lidhur me të gjithë njerëzit. 11Besëlidhja u zhbë po atë ditë e tregtarët e bagëtisë#11.11 të tjerë: më të mjerat ndër kopetë, që po më shihnin, e kuptuan se kjo fjalë ishte nga Zoti. 12Pastaj u thashë: «Nëse ju duket mirë, ma jepni pagën, në mos, mbajeni». Ata caktuan të më paguanin tridhjetë monedha argjendi. 13Zoti më tha: «Hidhi monedhat te poçari#11.13 të tjerë: visare». I mora tridhjetë monedhat e argjendit, mëditjen e çmueshme, me të cilën më kishin paguar, e i hodha në tempullin e Zotit, te poçari. 14Atëherë e theva kërrabën e dytë, që quhej Bashkim, për ta prishur vëllazërinë mes shtëpisë së Judës e asaj të Izraelit.
15 Zoti më tha: «Merri sërish mjetet e bariut të marrë, 16se, ja, unë po dërgoj në vend një bari që për mjeranet nuk do të kujdeset, të humburën#11.16 ose: të riun nuk do ta kërkojë, të lënduarën nuk do ta mjekojë e të shëndetshmen nuk do ta ushqejë; një bari që do të hajë mishin e bagëtive të majme e do të shqyejë thundrat e tyre.
17Mjerë bariu i marrë,
braktisësi i kopeve.
Shpata ia preftë krahun
e syrin e djathtë.
Iu thaftë krahu deri në rrëzë
e syrit të djathtë drita iu fiktë!».

Currently Selected:

Zakaria 11: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Zakaria 11