YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 87

87
1Bijve të Korahut. Psalm. Këngë.
Themelet e tij janë mbi malet e shenjtë,
2 Zoti i do portat e Sionit
më shumë se të gjitha banesat e Jakobit.
3Gjëra të lavdishme thuhen për ty,
o qytet i Perëndisë. selah
4Nga ata që më njohin
do të përmend Rahabin e Babiloninë;
ja, Filistea, Tiri dhe Kushi,
atje kanë lindur edhe ato.
5Për Sionin do të thuhet:
«Në të ka lindur çdo njeri,
atë e ka themeluar vetë i Tejlarti».
6 Zoti do të shkruajë kur të shënojë popujt:
«Ky ka lindur atje». selah
7Këngëtarët e valltarët do të thonë:
«Te ti i kemi rrënjët».

Currently Selected:

Psalmet 87: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in