YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 80

80
1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Zambakët». Dëshmi. Psalm i Asafit.
2Ti, o bari i Izraelit, mba vesh,
ti që si grigjës i prin Jozefit,
ti që ulesh mbi kerubët, shkëlqe.
3Para Efraimit, Benjaminit e Manaseut
ngrije peshë fuqinë tënde
e eja të na ndihmosh.
4O Perëndi, na kthe sërish,
bëje fytyrën tënde të shkëlqejë,
që të shpëtojmë.
5O Zot, Perëndi i ushtrive,
deri kur do të jesh i zemëruar
ndaj lutjes së popullit tënd?
6I ke ushqyer me bukë lotësh,
u ke dhënë të pinë kaq shumë lot.
7Na ke bërë të jemi shkak grindjesh për fqinjët,
armiqtë tanë tallen me ne.
8O Perëndi i ushtrive, na kthe sërish,
bëje fytyrën tënde të shkëlqejë,
që të shpëtojmë.
9Një hardhi prej Egjiptit shkule,
dëbove kombe dhe e mbolle.
10Tokën për të gati e bëre,
rrënjë hodhi e dheun mbushi.
11Hija e saj mbuloi malet,
degët e saj cedrat e Perëndisë.
12Filizat e saj i shtriu deri në det,
pinjollët e saj deri në lumë.
13Gardhin përse ia shthure,
që të vjelë prej saj çdo kalimtar?
14E shkretoi derri i egër,
aty kullotin egërsirat e fushës.
15Kthehu, o Perëndi i ushtrive,
hidh sytë prej qiellit,
vështroje e kujdesu për këtë hardhi,
16për atë që mbolli dora jote e djathtë,
për pinjollin, që e rrite të fortë për veten tënde.
17E kanë djegur me zjarr, e kanë prerë;
marrshin fund prej kërcënimit të fytyrës sate.
18Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtës sate,
mbi birin e njeriut, që e rrite të fortë për veten.
19E ne nuk do të largohemi më prej teje,
jepna jetë, që të thërrasim emrin tënd.
20O Zot, Perëndi i ushtrive, na kthe sërish,
bëje fytyrën tënde të shkëlqejë,
që të shpëtojmë.

Currently Selected:

Psalmet 80: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in