YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 8

8
1Mjeshtrit të korit. Për Gititin. Psalm i Davidit.
2O Zot, Zoti ynë,
sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!
Mbi qiej e shpalos madhështinë tënde.
3Me gojën e fëmijëve dhe të foshnjave
tregove fuqinë kundër armiqve të tu,
që t'i bësh të heshtin armiq e kundërshtarë.
4Kur vështroj qiellin, veprën e duarve të tua,
hënën e yjet që ti krijove,
5ç'është njeriu që të kujtohesh për të,
apo biri i njeriut që të kujdesesh për të?
6Pak më pak se Perëndi#8.6 të tjerë: engjëjt e bëre,
e kurorëzove me nder e me lavdi.
7I dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua,
gjithçka ia nënshtrove nën këmbë:
8mbarë dhentë, gjedhët
dhe egërsirat e fushës,
9zogjtë e qiellit, peshqit e detit,
gjithçka që shtigjet e deteve përshkon.
10O Zot, Zoti ynë,
sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!

Currently Selected:

Psalmet 8: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in