YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 7

7
1Ankimi që Davidi i këndoi Zotit për fjalët e Kushit nga fisi i Benjaminit.
2O Zot, Perëndia im, te ti kërkoj strehë,
shpëtomë e çliromë prej të gjithë përndjekësve të mi.
3Në mos, si luani do të ma shqyejnë shpirtin
e do të më copëtojnë pa më ardhur kush në ndihmë.
4O Zot, Perëndia im, po të kem bërë gjë
e po të kem bërë padrejtësi me duart e mia,
5nëse ia kam kthyer me të keqe dashamirësit tim
apo e kam plaçkitur armikun pa shkak#7.5 të tjerë: nëse e kurseva salvuesin e padrejtë,
6më ndjektë armiku e më kaptë,
jetën time e nëpërkëmbtë
e nderin pluhur ma bëftë. selah
7Çohu, o Zot, me zemërim,
ngrihu mbi tërbimin e armiqve të mi,
qëndro krah meje, ti që ke vendosur drejtësi.
8Le të të rrethojnë kombet,
por ti sundoji nga vendi yt i lartë.
9O Zot që gjykon popujt,
gjykomë ti, o Zot, se jam i drejtë e pa faj.
10Ligësia e të paudhëve marrtë fund,
por të drejtin forcoje, o Perëndi i drejtë,
ti që shqyrton mendjet e zemrat#7.10 ose: zemrat e veshkat.
11Mburoja ime është Perëndia,
ai i shpëton zemërdrejtët.
12Perëndia është gjykatës i drejtë,
Perëndia është përherë i rreptë.
13Nëse dikush nuk pendohet,
Perëndia e mpreh shpatën,
e nden harkun dhe e mban gati.
14I ka bërë gati armët e vdekjes
dhe i ka ndezur shigjetat.
15Ja, i ligu ngjiz paudhësi,
mbart ligësi e pjell mashtrim.
16Hapi një gropë, gërmoi thellë,
por në gropën që bëri ra brenda vetë.
17Ligësia që bëri do t'i kthehet kokës
e dhuna e vet do t'i bjerë ballit.
18Unë do të falënderoj Zotin për drejtësinë e tij
e do t'i këndoj himne emrit të Zotit, të Tejlartit.

Currently Selected:

Psalmet 7: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in