YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 6

6
1Mjeshtrit të korit. Për vegla me tetë korda. Psalm i Davidit.
2Mos më qorto, o Zot, me zemërimin tënd,
mos më ndëshko me mërinë tënde.
3Ki mëshirë për mua, o Zot, se po tretem,
shëromë, se po më dridhen kockat.
4Shpirtin ma ka zënë tmerri,
po deri kur, o Zot?
5Kthehu, o Zot, e çliroje shpirtin tim,
shpëtomë për hir të mirësisë sate,
6se ndër të vdekurit s'ka kush të kujton,
e në skëterrë#6.6 ose: sheol s'ka kush të falënderon.
7U lodha së rënkuari,
e njom përnatë shtratin tim,
me lot e lag shtrojën time.
8M'u fikën sytë nga brenga,
m'u dobësuan prej të gjithë armiqve të mi.
9Largohuni nga unë ju që bëni paudhësi,
se Zoti e dëgjon ngashërimin tim.
10 Zoti e dëgjoi përgjërimin tim
dhe lutjen time do ta pranojë.
11U turpërofshin e u tmerrofshin të gjithë armiqtë e mi,
e menjëherë u kthefshin pas të çnderuar.

Currently Selected:

Psalmet 6: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in