Psalmet 18:1-6
Psalmet 18:1-6 AL1
Të dua, o ZOT, fuqia ime. ZOTI është shkëmbi im, fortesa ime dhe çliruesi im, është Perëndia im, është shkrepi ku gjej strehë. Zoti është mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, ai është kështjella ime. Lavdi pastë ZOTI! I thirra e nga armiqtë shpëtova. Litarët e vdekjes më mbërthyen, përrenj shkatërrimi më tmerruan. Leqet e skëterrës më rrethuan, më zunë pritë grackat e vdekjes.