YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 127

127
1Këngë shtegtimesh. E Solomonit.
Nëse nuk e ndërton Zoti shtëpinë,
më kot mundohen ndërtuesit.
Nëse nuk e ruan Zoti qytetin,
më kot rrinë zgjuar rojat.
2Më kot ngriheni qëmenatë
e qëndroni zgjuar deri vonë,
për të ngrënë bukën e mundimit.
Se Zoti i jep atij që do,
edhe në gjumë.
3Ja, bijtë janë trashëgimi prej Zotit,
fryti i barkut është shpërblimi i tij.
4Si shigjetat në dorën e trimit,
ashtu janë bijtë e djalërisë.
5Lum ai që e ka të mbushur kukurën me to,
se s'do të turpërohet, kur të flasë me armiqtë te porta.

Currently Selected:

Psalmet 127: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in