YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 126

126
1Këngë shtegtimesh.
Kur Zoti i ktheu robërit#126.1 ose: fatin e Sionit,
na u duk sikur ishim në ëndërr.
2Atëherë goja jonë u mbush me gëzim
e gjuha jonë plot brohori.
Asokohe thuhej ndër kombe:
«Zoti bëri vepra të mëdha për ta».
3Po, vepra të mëdha bëri Zoti për ne,
prandaj dhe ishim të gëzuar.
4Ktheji sërish, o Zot, robërit tanë,
si përrenjtë e Negevit.
5Ata që mbjellin me lot,
do të korrin me gëzim.
6Kur shkojnë, qajnë
dhe mbartin farën për ta mbjellë,
por kthehen plot gëzim
dhe mbartin duajt e tyre.

Currently Selected:

Psalmet 126: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in