YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 116

116
1E dua Zotin,
se ai e dëgjon zërin e përgjërimit tim.
2Veshin drejt meje ai e ul,
prandaj do ta thërras çdo ditë.
3Më kishin rrethuar litarët e vdekjes,
më kishin zënë tmerret e skëterrës,
fatkeqësia e dhimbja më kishin plandosur.
4Atëherë thirra emrin e Zotit:
«O Zot, shpëtoje shpirtin tim!».
5I mëshirshëm është Zoti dhe i drejtë,
Perëndia ynë është përdëllyes.
6 Zoti mbron njerëzit e thjeshtë;
poshtë kisha rënë e më shpëtoi.
7Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde,
se Zoti është treguar i mirë me ty.
8Ti ma shpëtove jetën nga vdekja,
sytë nga lotët e këmbën nga rrëshqitja.
9Do të eci në praninë e Zotit,
në tokën e të gjallëve.
10Besoj, edhe kur them:
«Jam shumë i pikëlluar!».
11Në pështjellimin tim thashë:
«Mashtrues është çdo njeri!».
12Si do t'ia shpërblej Zotit
gjithë të mirat që më bëri?
13Kupën e shpëtimit do të ngre
dhe emrin e Zotit do të thërras.
14Premtimet që i bëra Zotit do t'i përmbush
para gjithë popullit të tij.
15E çmuar është në sytë e Zotit
vdekja e besnikëve të tij.
16Unë, o Zot, jam shërbëtori yt,
shërbëtori yt e biri i shërbëtores sate,
vargonjtë e mi ti i këpute.
17Ty do të të kushtoj fli falënderimi
dhe emrin e Zotit do të thërras.
18Premtimet që i bëra Zotit do t'i përmbush
para gjithë popullit të tij,
19në oborret e shtëpisë së Zotit,
në mesin tënd, o Jerusalem!
Aleluja!

Currently Selected:

Psalmet 116: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in