YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 115

115
1Jo neve, o Zot, jo neve,
por emrit tënd jepi lavdi,
për hir të mirësisë sate,
për hir të besnikërisë sate.
2Përse të thonë kombet:
«Ku është Perëndia i tyre?».
3Perëndia ynë është në qiell
e bën gjithçka dëshiron.
4Idhujt e tyre janë argjend e ar,
vepra të duarve të njeriut.
5Kanë gojë e nuk flasin,
sy e nuk shohin,
6veshë e nuk dëgjojnë,
hundë e nuk nuhasin,
7duar e nuk prekin,
këmbë e nuk ecin,
prej fytit zë nuk nxjerrin.
8Ashtu qofshin edhe ata që i bëjnë,
të gjithë sa në to besojnë.
9Beso në Zotin, o Izrael!
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
10Beso në Zotin, o shtëpi e Aronit!
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
11Besoni në Zotin, o ju që Zotin druani!
Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.
12 Zoti u kujtua për ne
e do të na bekojë.
Do ta bekojë shtëpinë e Izraelit,
do ta bekojë shtëpinë e Aronit.
13Do të bekojë ata që Zotin druajnë,
të vegjël e të mëdhenj.
14 Zoti ju shtoftë,
ju dhe bijtë tuaj!
15Qofshi të bekuar prej Zotit,
që bëri qiellin e tokën.
16Qiejt janë qiejt e Zotit,
tokën ua ka dhënë bijve të njeriut.
17 Zotin nuk do ta lavdërojnë të vdekurit,
as ata që zbresin në vendin e heshtjes,
18por Zotin do ta bekojmë ne,
që tani e deri në amshim!
Aleluja!

Currently Selected:

Psalmet 115: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in