YouVersion Logo
Search Icon

Numrat 14

14
Rebelimi i bashkësisë
1Atëherë tërë bashkësia vuri kujën e vajtoi gjatë gjithë asaj nate. 2Të gjithë izraelitët murmuritën kundër Moisiut e Aronit e u thanë: «Më mirë të kishim vdekur në Egjipt ose këtu në shkretëtirë. 3Pse po na çon Zoti në këtë tokë? Që të vdesim prej shpate e që gratë e fëmijët të na zihen rob? A nuk është më mirë të kthehemi në Egjipt?». 4Ata i thoshin njëri-tjetrit: «Të caktojmë një prijës tjetër e të kthehemi në Egjipt».
5Atëherë Moisiu e Aroni ranë me fytyrë përdhe përpara tërë bashkësisë së izraelitëve. 6Jozuehu, biri i Nunit, dhe Kalebi, biri i Jefunehut, dy nga vëzhguesit, i shqyen rrobat 7e i thanë bashkësisë së izraelitëve: «Toka që përshkuam e hetuam është tej mase e mirë. 8Nëse Zoti na përkrah, do të na çojë në këtë vend e do të na e japë tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë. 9Mos ngrini krye kundër Zotit! Mos e kini frikë popullin e vendit, se është kafshatë e vogël për ne. Ata s'ka kush t'i ndihmojë, ndërsa me ne është Zoti. Mos i kini frikë!». 10Mirëpo tërë bashkësia e izraelitëve donte t'i vriste me gurë. Atëherë lavdia e Zotit iu dëftua të gjithë izraelitëve në tendën e takimit 11dhe Zoti i tha Moisiut: «Edhe për sa kohë do të më përbuzë ky popull? Edhe për sa kohë nuk do të më zërë besë, pas gjithë atyre shenjave që bëra mes tyre? 12Do t'i godas me murtajë e do t'i dëboj, ndërsa prej teje do të bëj një komb më të madh e më të fuqishëm se ata».
Lutja e Moisiut
13Por Moisiu i tha Zotit: «Do të dëgjojnë egjiptianët, prej nga e nxore me forcë këtë popull, 14e do t'u tregojnë banorëve të këtij vendi. Ata kanë dëgjuar se ti, o Zot, je mes këtij populli, sepse ti, o Zot, shfaqesh ballë për ballë, reja jote qëndron mbi ta, dhe ditën u shkon para në shtyllën e resë, ndërsa natën në shtyllën e zjarrit. 15Nëse e vret një herë e mirë këtë popull, popujt që kanë dëgjuar të flitet për ty do të thonë: 16Zoti i theri në shkretëtirë, se nuk ishte në gjendje ta çonte këtë popull në tokën që u premtoi”. 17Prandaj, të lutem, tregoje madhështinë e fuqisë tënde, o Zot, ashtu siç the:
18Zoti është i ngadaltë në zemërim e plot mirësi,
e fal paudhësinë e shkeljen,
por nuk lë pa dënuar.
Paudhësinë e etërve e ndëshkon,
deri te fëmijët,
deri te breznia e tretë dhe e katërt”.
19Fale paudhësinë e këtij populli në saje të mirësisë sate të madhe, ashtu siç ke bërë që kur i nxore nga Egjipti e deri tani».
20Atëherë Zoti i tha: «Po i fal siç the, 21por pasha jetën e lavdinë e Zotit që mbush#14.21 të tjerë: lavdia e Zotit do të mbushë tërë tokën tërë tokën, 22asnjë nga njerëzit që pa lavdinë time e shenjat që bëra në Egjipt e në shkretëtirë dhe më vuri në provë dhjetë herë pa më dëgjuar, 23s'ka për ta parë tokën që u premtova etërve të tyre. Asnjë nga ata që më përbuzën nuk do ta shohë. 24Por me Kalebin, shërbëtori tim, ishte një frymë tjetër dhe ai më qëndroi besnik, prandaj do ta çoj në tokën që shkeli dhe që pasardhësit e tij do ta zotërojnë.
25Amalekitët e kananitët banojnë në luginë, prandaj nesër kthehuni e nisuni drejt shkretëtirës, rrugës për te deti i Kuq».
Ndëshkimi i bashkësisë
26 Zoti i tha Moisiut e Aronit: 27«Për sa kohë do të murmuritë kundër meje kjo bashkësi e mbrapshtë? Mjaft i dëgjova duke murmuritur kundër meje. 28Prandaj thuaju: “Pasha jetën, kumton Zoti, unë do të bëj me ju siç dëgjova se thatë. 29Në këtë shkretëtirë do të bien kufomat tuaja, të gjithë të regjistruarit nga njëzet vjeç e lart që murmuritën kundër meje. 30Asnjë prej jush nuk do të hyjë në tokën ku u betova se do t'ju vendos, përveç Kalebit, birit të Jefunehut dhe Jozuehut, birit të Nunit. 31Fëmijët tuaj, për të cilët thatë se do të zihen rob, do t'i fus. Ata do ta shijojnë tokën që ju përbuzët, 32ndërsa kufomat tuaja do të bien në këtë shkretëtirë. 33Bijtë tuaj do të bredhin si barinj nëpër shkretëtirë për dyzet vjet. Ata do të paguajnë për pabesinë tuaj gjersa çdo kufomë juaja të marrë fund në shkretëtirë. 34Paudhësitë tuaja do t'i vuani për dyzet vjet, një vit për çdo ditë që hetuat tokën. Kështu do ta dini se ç'do të thotë të më kundërshtoni#14.34 ose: të tërhiqem. 35Unë Zoti fola: kështu do të sillem me tërë këtë bashkësi të mbrapshtë që bëhet bashkë kundër meje. Në këtë shkretëtirë do të vdesin, këtu do të marrin fund!”».
36Burrat që Moisiu dërgoi për të hetuar tokën dhe që në kthim nxitën tërë bashkësinë të murmuriste kundër tij, duke folur keq për tokën, 37vdiqën nga një plagë para Zotit. 38Nga burrat që shkuan për të hetuar tokën, mbetën gjallë vetëm Jozuehu, biri i Nunit, dhe Kalebi, biri i Jefunehut.
39Kur Moisiu u tha tërë këto fjalë, izraelitët vajtuan me të madhe. 40U ngritën herët në mëngjes, u ngjitën në majë të malit e thanë: «Le të shkojmë te vendi, për të cilin Zoti tha se mëkatuam». 41Moisiu u tha: «Përse po shkelni fjalën e Zotit? Nuk keni për t'ia dalë mbanë. 42Mos shkoni, se nuk do ta keni Zotin mes jush dhe armiqtë do t'ju mundin. 43Përballë keni amalekitët e kananitët. Do të vdisni prej shpatës së tyre, se i kthyet shpinën Zotit e ai nuk do të jetë me ju». 44Por ata ngulën këmbë dhe u ngjitën në majë të malit, edhe pse arka e besëlidhjes së Zotit dhe Moisiu nuk lëvizën nga mesi i fushimit. 45Atëherë amalekitët e kananitët, malësorët e vendit, i sulmuan e i goditën dhe i ndoqën deri në Hormah.

Currently Selected:

Numrat 14: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in